Loading

Ka thënë el-ál’lāmeh Hamud ibnu Abdullah et-Tuejxherij (v. 1413 h) në librin e tij “It’haful xhema’ah” (1/404) se qëllimi me çlirimin e Kostandinopojës në hadithe është se ai do të ndodhë në fund të kohës, pak përpara daljes së Dexhalit.

Ai -rahimehullah- tha: u çlirua Kostandinopoja në vitin 850 h nga sulltani Muhamed el-Fatih (u quajt kështu sepse ai e çliroi atë) dhe Kostandinopoja ende vijon të jetë nën sundimin e osmanëve deri në ditët tona në fund të shekullit të 14 i hixhretit.

Ky çlirim nuk është ai i përmendur në hadithe, të cilat u përmendën më parë, sepse ai do të jetë pas kasaphanës së madhe, pak kohë përpara daljes së Dexhalit, ashtu siç parapriu sqarimi i saj në një numër hadithesh prej haditheve në këtë kapitull, ashtu siç do të vijë gjithashtu në dy hadithet e Mu’adhit dhe Abdullah ibnu Bishër -radij’Allahu anhuma-, se ai do të jetë çlirim me “tesbih” (me thënien: SubhanAllah) me “tehlil” (me thënien: la Ilahe ila Allah) dhe “tekbir” (me thënien Allahu Ekber), nuk do të jetë për shkak të numrit të madh dhe përgatitjes ushtarake, ashtu siç ka ardhur qartë në më shumë se një hadith prej haditheve të këtij kapitulli, ai do të çlirohet nga dora e arabëve dhe jo nga dora e turqve, ashtu siç tregon për të fjala e tij në hadithin e Amër ibnu ‘Auf -radij’Allahu anhu-:

“Më pas më të mirët e Muslimanëve nga banorët e Hixhazit, do të dalin t’i luftojnë ata, të cilët për hir të Allahut nuk kanë frikë nga qortimi i qortuesve, derisa Allahu ta çlirojë Kostandinopojën dhe Romën për ta, me “tesbih” dhe “tekbir”.

Dhe në hadithin e Ebu Hurejres -radij’Allahu anhu- tek Muslimi:

«Do dalin t’i luftojnë ata një ushtri nga Medina prej njerëzve më të mirë të tokës asokohe»

Dhe në hadithin e Abdullah ibnu Amër -radij’Allahu anhuma-:

“Muslimanët i kërkojnë ndihmë njëri-tjetrit derisa t’u vinë atyre në ndihmë banorët e Adenit Ebjen”

Dhe në hadithin e Dhij Mikhmer -radij’Allahu anhu-:

“Se romakët do t’i thonë shokut të tyre: të ruajtëm nga dënimi i arabëve, pastaj nisen dhe i bashkohen kasaphanës”.

Kjo tregon se kasaphana e madhe do të jetë në mes arabëve dhe romakëve, ata të cilët i bashkohen luftës në kasaphanën e madhe, mu ata do ta çlirojnë Kostandinopojën dhe prijësi i ushtrisë që e çliron atë në fund të kohës kur del Dexhali, ai është prijësi i lavdëruari, ai dhe ushtria e tij, ashtu siç parapriu në hadithin e Abdullah ibnu Bishër el-Khath’amijju nga babai i tij -radij’Allahu anhu- dhe siç parapriu në hadithin e Ebij Hurejrete -radij’Allahu anhu- të cilin e ka transmetuar el-Khatib në “el-Muttefek uel Mufterek”: “se prijësi i ushtrisë në atë kohë do të jetë prej pasardhësve të Pejgamberit ﷺ”.

Qëllimi me këtë është vënia në dukje se çlirimi i përmendur në hadithet e këtij kapitulli nuk ka ndodhur deri tani, por do të ndodhë në fund të kohës, para se të dalë Dexhali, kush ia mvesh atë asaj që ndodhi në vitin 857 h, ka gabuar dhe ka marrë përsipër diçka për të cilën nuk ka dije.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: