Hadith madhështor!
Transmetohet nga Sulejman ibnu Amër ibnul Ehuaś se ka thënë: më ka treguar im atë se ai ishte i pranishëm në Haxhin e Lamtumirës bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Ai e lavdëroi Allahun dhe e falenderoi, i përkujtoi dhe i këshilloi njerëzit, më pas tha:
“Cila ditë është më e shenjtë, cila ditë është më e shenjtë, cila është më e shenjtë?”
Tha: njerëzit thanë: dita e “el-Haxhul Ekber” (dita e Kurban Bajramit) o i Dërguari i Allahut.
Tha: “Me të vërtetë, gjaku, pasuria dhe nderi juaj për ju janë të shenjta, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë e juaj, në këtë vendin tuaj dhe në këtë muajin tuaj.
Kini kujdes! Askush nuk kryen një krim vetëm se ai do të jetë përgjegjës për të, as babai nuk do të merret në përgjegjësi për krimin e fëmijës së tij dhe as fëmja për krimin e babait të tij.
Kini kujdes! Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i lejohet muslimanit asgjë nga ajo që i takon vëllait të tij, përveç nëse ai ia lejon atë.
Kini kujdes! Çdo kamatë në kohën e injorancës është e kotë, juve ju takon vetëm kapitali i pasurisë suaj, as mos shtoni dhe as mos pakësoni, përveç kamatës së el-Abbas ibnu Abdul-muttalib sepse e gjitha ajo është e kotë.
Kini kujdes! Çdo gjak që ka qenë në kohën e injorancës është i pavlefshëm, gjakun e parë që e bëj të pavlefshëm prej gjakut të kohës së injorancës është gjaku i el-Harith ibnu Abdul-muttalib, ai ka pirë qumësht në shtëpinë e fisit “benij Lejth” dhe e vrau atë Hudhejli.
“Kini kujdes! Me të vërtetë unë ju këshilloj që të silleni mirë me gratë, se me të vërtetë ato janë robëresha te ju ndaj të cilave ju nuk posedoni asgjë përveç se të silleni mirë, me përjashtim të rastit kur ato bëjnë gjëra shëmtuara haptazi, nëse e bëjnë atë mos i pranoni në shtrat dhe i rrihni lehtë, nëse ju binden, atëherë mos i bëni padrejtësi çfarë qoftë ajo.
Kini kujdes! Ju keni të drejtat tuaja ndaj grave dhe ato kanë të drejtat e tyre ndaj jush, ama e drejta juaj ndaj grave tuaja është që ato të mos fusin askënd në krevatin tuaj dhe as në shtëpinë tuaj pa dëshirën tuaj.
Kini kujdes! E drejta e tyre ndaj jush është që t’i trajtoni mirë ato në veshmbathjen dhe ushqimin e tyre.”
📚 Transmetoi et-Tirmidhij (3087)
✔️ esh-shejkh el-Albanij e ka vlerësuar hadith hasen në: “Sahihu et-Tirmidhij”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema