Loading

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«A t’ju tregoj për atë me të cilën Allahu i shlyen gabimet dhe i ngre gradat?»

Thanë: po i Dërguari i Allahut.

Tha: «Plotësimi abdesit në vështirësi, hapat e shumtë për në xhami, pritja e namazit pas namazit, këto ju mbajnë larg nga gjynahet, këto ju mbajnë larg nga gjynahet».

📚 Transmetoi Muslimi (Hadithi nr. 251), et-Tirmidhī (hadithi nr. 51) En-Nesa’ī (hadithi nr. 143), Ahmed (7209), Muata Malik (445).

Ka thënë esh-shejkh, el-al’lameh ibnu Uthejmin -rahimehullah-:

«Plotësimi i abdesit në vështirësi»

Dmth plotësimi i abdesit në ditët e dimrit, sepse në ditët e dimrit uji është i ftohtë dhe plotësimi i abdesit është i vështirë për njeriun, nëse ai e plotëson abdesin e tij duke hasur këto vështirësi kjo tregon për besimin e plotë të tij dhe me këtë Allahu ja ngre gradat robit dhe ja fshin gjynahet.

«Hapat e shumtë për në xhami»

Dmth: që njeriu të ketë për qëllim shkuarjen në xhami, për shkak se e ka të ligjëruar shkuarjen drejt tyre dhe kjo për pesë kohët e namazeve, edhe nëse Xhamia është larg, sa më larg që njeriu ta ketë xhaminë nga shtëpia e tij aq më shumë i shtohen veprat e mira, nëse njeriu merr abdes në shtëpinë e tij dhe e plotëson atë, pastaj del prej saj për në xhami, nuk e nxjerr atë përveç se namazi, nuk ka hap që bën vetëm se Allahu ia ngre me të gradën dhe ja fshin me të gjynahun.

«Pritja e namazit pas namazit»

Dmth: që njeriu prej mallit të madh që ka për namazet, sa herë që ndahet nga një namaz, zemra e tij është e lidhur për namazin që vjen më pas dhe e pret atë, kjo tregon për besimin e tij, dashurinë dhe mallin e tij për këto namaze madhështore, për të cilat i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Namazi është bërë prehje për sytë e mi»

Nëse ai e pret namazin pas namazit, atëherë Allahu ia ngre gradat për shkak të saj (pritjes) dhe ja shlyen gjynahet.

«Këto ju mbajnë larg nga gjynahet, këto ju mbajnë larg nga gjynahet»

Kuptimi i saj është se këto veçori, e mbajnë larg njeriun nga gjynahet dhe e frenojnë prej tyre.

Këto dy hadithe i përmendi autori, në kapitullin: “Shumëllojshmëria e rrugëve të hajrit” sepse këto janë rrugë të shumëllojshme të hajrit, pesë namazet, nga Xhumaja në Xhum’ah, nga Ramazani në Ramazan, hapat e shumtë për në xhami, plotësimi i abdesit në vështirësi, pritja nga njëri namaz në tjetrin. Dhe nga Allahu vjen suksesi

📚 شرح رياض الصالحين” (٢ /١٨٥-١٨٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: