Loading

Mu’ādh bin Xhebel radijAllah anhu thotë: Kisha ndërmend të udhëtoj dhe i thashë të Dërguarit të Allahut: Më këshillo.

I Dërguari i Allahut ﷺ më tha:

«Adhuroje Allahun dhe mos i shoqëro askënd në adhurim! Bëje çdo vepër për Allahun, sikur je duke e parë Atë. Llogarite veten te të vdekurit. Përmende Allahun e Lartësuar në çdo situatë. Nëse kryen një të keqe, shoqëroje me një të mirë; e fshehta me të fshehtën dhe e dukshmja me të dukshmen.»

📚 “Sahihul Xhami’i” (1040)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


Shënim i përkthyesit.

Kuptimi i “e fshehta me të fshehtën”: nëse kryen fshehurazi një të keqe, shoqëroje me një të mirë fshehurazi.

Kuptimi i “e dukshmja me të dukshmen”: nëse e kryen haptazi një të keqe, shoqëroje me një të mirë haptazi, si në rastin e teubes me kushtet e saj, për atë që e bën gjynahun haptazi. E raste të tjera.

Shpërndaje: