Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Besimtari nuk është sharës, as mallkues, as i ashpër dhe as i pacipë».
📚 Transmetoi et-Tirmidhij (1977), esh-shejkh el-Albanij e ka bërë sahih në librin: “Sahihu et-Tirmidhij”.
Transmetohet nga Ibnu ‘Umer -radij’Allahu anhuma- se ka thënë:
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Besimtari nuk është mallkues».
📚 es-Shejkh el-Albanij e ka bërë sahih në librin: “Sahihu et-Tirmidhij”.
Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se ka thënë:
I thanë: o i Dërguari i Allahut lutu kundër mushrikinëve, tha:
«Unë nuk jam dërguar si mallkues, por jam dërguar si mëshirë»
📚 Transmetoi Muslimi (hadithi nr. 2599)
Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Nuk duhet që një njeri i devotshëm të jetë mallkues»
📚 Transmetoi Muslimi (Hadithi nr. 2597)
Transmetohet nga Ebu ed-Derda’i -radij’Allahu anhu- se ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
«Vërtet mallkuesit nuk do të jenë dëshmues dhe as ndërmjetësues Ditën e Kiametit».
📚 Transmetoi Muslimi (hadithi nr. 2598).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema