Thotë imam ebu Dāud -Allahu e mëshiroftë-:
Na ka dëftyer Abdul-Uehhāb ibnu Nexhdete, na ka dëftyer Isma’il dhe na ka dëftyer Harun ibnu Abdullah, na ka dëftyer el-Hasen ibnu Seuār, na ka dëftyer Isma’il, na ka dëftyer Sulejman ibnu Sulejm, nga Jahja ibnu Xhābir et-Ta’ij. Tha Hārun-i në hadithin e tij: nga Auf ibnu Mālik -radij Allahu anhu- se ka thënë:
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Allahu nuk do t’i bashkojë dy shpata mbi këtë ummet, një shpatë prej tij dhe një shpatë prej armikut të tij»
📚 Transmetoi Ahmedi (23989) & ebu Daudi (4301)
✔️ shejkh el-Albanij e ka vlerësuar hadith sahih në “Sahih ebij Daud” (4300)
Ka thënë shejkh Muhamed ibnu Shemsud-din Ebādij (v.1329 h):
«Mbi këtë ummet»: dmth: ummeti që iu përgjigj thirrjes.
«prej tij», dmth: prej këtij ummeti në luftimin e njëri-tjetrit gjatë ditëve të trazirave dhe kasapanave…
«Dhe një shpatë prej armikut të tij», dmth: mosbesimtarëve, që luftojnë kundër tyre në xhihad. Prej veçorive të këtij ummeti është Mëshira e Allahut të Lartësuar ndaj tij që të mos e bashkojë luftimin e mosbesimtarëve dhe muslimanëve në të njëjtën kohë, por ose luftimin e mosbesimtarëve ose luftimin e muslimanëve, nëse janë në kohën e luftimit të muslimanëve dhe ndodh luftimi i mosbesimtarëve, muslimanët kthehen nga luftimi i njëri-tjetrit dhe bashkohen për të luftuar mosbesimtarët, që Fjala e Allahut të jetë më e larta.
Ka thënë el-Menauij -rahimehullah-:
Dmth: nuk bashkohen dy shpata të cilat shkaktojnë çrrënjosjen e tyre; mirëpo luftojnë kundër njëri-tjetrit, Allahu u jep pushtet armiqve kundër tyre dhe e ndal luftën e tyre kundër njëri-tjetrit…
Ka thënë el-Mundhirij -rahimehullah-:
Në zinxhirin e tij (hadithit) është Isma’il ibnu Ajjāsh dhe ndaj tij ka disa fjalë, parapriu fjala rreth tij. Ka prej hafizëve të hadithit që kanë bërë ndarjen në mes hadithit të tij nga banorët e Shamit dhe hadithit të tij nga jo banorët e Shamit. Hadithi i tij nga banorët është i saktë dhe ky hadith është me zinxhir të Shamit, mbaroi fjala e tij.
📚 عون المعبود شرح سنن أبي داود
Përktheu: Abdur-Rahman Mema