Loading

Nga Enes bin Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se ka thënë:

Profeti ﷺ qëndroi në Arafat dhe tha:

«O njerëz! Më erdhi Xhibrili (alejhis-selam) pak më parë dhe më përcolli selamin nga Zoti im, dhe më tha: ‘Vërtet Allahu i ka falur banorët e Arafatit dhe banorët e Mesh’arit (Muzdelifes), dhe ua ka garantuar atyre të drejtat që kanë të tjerët mbi ta (të drejtat e njerëzve).’»

U ngrit Umer ibnu Khattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe tha:

“O i Dërguar i Allahut! A është kjo e veçantë për ne?”

Profeti ﷺ tha:

«Kjo është për ju dhe për këdo që vjen pas jush deri në Ditën e Kiametit.»

Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha:

“Mirësitë e Allahut u shtuan dhe u bënë të bukura.”

📚 [Hadith i saktë – Sahih et-Tergib: 1151]

Shpjegim i shkurtër:

Fjala “et-tebi’at” i referohet të drejtave që robërit kanë ndaj njëri-tjetrit (si padrejtësitë, borxhet, etj).

Disa dijetarë kanë thënë se këto nuk falen me haxh, përveç nëse personi pendohet sinqerisht dhe ua kthen të drejtën poseduesve të saj, ose nëse nuk ia arrin në këtë botë, do të bëhet shpagimi në Ditën e Gjykimit.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: