Ka ardhur në “Mexhmu’l Fetaua” të shejkhut të Islamit ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- se:
Profeti ﷺ ka thënë:
«Kush më sheh në ëndërr, me siguri më ka parë mua, vërtet, shejtani nuk e merr dot pamjen time.»
Ka thënë ibnu Abbas -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-:
«Në pamjen që kishte gjatë jetës së tij.»
Dhe ky është shikim në ëndërr, sa i takon asaj kur njeriu është zgjuar, ai që mendon se dikush prej të vdekurve vjen vetë personalisht te njerëzit, përpara Ditës së Kijametit, kjo vjen nga injoranca e tij.
Nga kjo pikë devijuan të krishterët, saqë besuan se Mesihu pas “kryqëzimit” -siç pretendojnë ata- shkoi te dishepujt e tij, ku u foli dhe i këshilloi ata. Kjo është e përmendur në Inxhilet e tyre dhe të gjitha ato dëshmojnë se ai që u erdhi atyre ishte shejtani dhe u tha: unë jam Mesihu, por i cili nuk ishte vetë Mesihu. Në këtë rast është e mundur që t’u pështjellohej dishepujve, ashtu sikurse iu pështjellua shumë prej shujukhëve të muslimanëve, mirëpo ajo që i njoftoi Mesihu përpara se të ngrihej ishte e vërteta që duhet t’u përcillte atyre dhe ai nuk u ngrit derisa e përçoi mesazhin e Zotit të tij.
📚 مجموع الفتاوى” (٩٤/١٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema