Loading

Ka thënë hafizi Ibnu Haxher -rahimehullah- rreth vdekjes së Hasen -radij’Allahu anhu-, i cili vdiq në moshën 47 vjeçare:

“Është thënë se ai vdiq i helmuar, ka thënë Ibnu Sa’ad: Na ka njoftuar Ismail ibnu Ibrahim, na ka njoftuar ibnu ‘Aun nga Umejr ibnu Is’hak se ka thënë: hyra unë dhe një shoku im tek Hasen ibnu Alī -radij’Allahu anhu- i cili na tha: një pjesë e mëlçisë sime ka marrë fund, mua me të vërtetë më kanë hedhur helm në ushqim shumë herë, por jo si kësaj here! Husejni -radij’Allahu anhu- hyri tek ai dhe e pyeti: kush të ka hedhur helm në ushqim? Por ai refuzoi që t’ia tregojë”

📚 “El-Isabetu fī Temjizis Sahabeh” (2/73)

Ka thënë Katade -rahimehullah-: “Haseni i tha Husejn-it: më kanë hedhur helm në ushqim më shumë se njëherë, mirëpo jo si kësaj here, me të vërtetë po e humbas mëlçinë, Husejni i tha: kush ta ka bërë? Mirëpo ai refuzoi që t’ia tregojë”

📚 “Sijerul ‘Alamin Nubela’i” (3/274)

Ka thënë Ibnul Ethir në “Usdul Gabeh”:

“Shkaku i vdekjes së Hasenit-it ishte gruaja e tij Xhe’adetu bintul Esh’ath ibnu Kajs, e cila i ka hedhur helm në ushqim. Kur u përkeqësua sëmundja e Hasenit, ai i tha të vëllait Husejnit -radij’Allahu anhuma-: Më kanë hedhur helm në ushqim tre herë, por jo si kësaj herë, me të vërtetë po e humbas mëlçinë, Husejni i tha: Kush ta ka hedhur helmin o vëllai im? I tha: Çfarë është kjo pyetje, a dëshiron që t’i vrasësh?! Ia kam lënë çështjen e tyre Allahut -azze ue xhel’le-.”

📚 “Esdul Gabeh” (2/13)

Ka thënë Ebu Nu’ajm -rahimehullah- kur iu shtuan dhimbjet Hasen ibnu Alī, u ndje i trishtuar, hyri një burrë tek ai dhe i tha: Çfarë është ky trishtim o Eba Muhamed? Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se ndarja e shpirtit tënd nga trupi yt, që të shkosh te prindërit e tu, Aliu dhe Fatimja -radij’Allahu anhuma- dhe te gjyshi yt, Profeti ﷺ dhe te gjyshja Khatixhja, te xhaxhallarët e tu, Hamzah dhe Xha’feri, te dajallarët e tu, El-Kãsim, et-Tajjibu, Mutah’hir dhe Ibrahimi dhe te tezet e tua, Rukijeh, Ummu Kulthumi dhe Zejneb-ja dhe ai u gëzua me këtë që i thashë”

📚 “El-Bidajetu uen Nihajeh” (11/209-212)

Na ka njoftuar Jahja ibnu Hammad, i cili tha: na ka thënë Ebu ‘Auaneh nga Husejni dhe ky nga Ebu Hãzim i cili ka thënë:

Haseni kur ishte në çastet e vdekjes i tha Husejn-it: më varrosni pranë babait tim – dmth pranë Profetit ﷺ vetëm nëse keni frikë nga gjakderdhja, nëse keni frikë nga gjakderdhja, atëherë mos derdhni gjak, por më varrosni në varrezat e muslimanëve. Kur vdiq Haseni, Husejni dhe të gjithë shërbëtorët e tij u armatosën.

Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- i tha: të lutem për hir të Allahut, po amaneti i vëllait tënd, me të vërtetë njerëzit (të afërmit e Uthmanit -radij’Allahu anhu- dhe ata që janë me ta) nuk do të lënë rehat, derisa të ketë gjakderdhje midis jush, tha: vijoi t’ia përsërisë këtë, derisa u kthye nga ai mendim.

Tha: pastaj e varrosën në Beki’ul Garkad.

U tha Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu-: “A nuk mendoni, që sikur të kishin ardhur me të birin e Musait -alejhis selãm- për ta varrosur me babain e tij dhe ta ndalonin, a nuk do t’i bënin atij padrejtësi?!

Tha: Ata thanë: Po, do t’i bënin.

Tha Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu-: e ky është biri i të Dërguarit të Allahut , të cilin e sollën që ta varrosnin me babain e tij”.

📚 “et-Tabakatul Kubra” (1/340)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


Shënim i përkthyesit:

Të afërmit e Uthmanit -radij’Allahu anhu- nuk pranonin që Haseni -radij’Allahu anhu- të varrosej në vendin që ishte bosh, pranë Pejgamberit ﷺ Ebu Bekrit dhe Umerit -radij’Allahu anhuma-, sepse sipas tyre, përderisa Uthmani -radij’Allahu anhu- nuk ishte varrosur aty, askush tjetër përveç tij nuk kishte të drejtë të varrosej aty.

Beki’ul Garkad: varrezë që ndodhet në lindje të xhamisë profetike

Shpërndaje: