Loading

Ka thënë el-al’lameh Ahmed en-Nexhmij -Allahu e mëshiroftë-:

Them: ne me të vërtetë besojmë vërtetësinë e Zbritjes së Allahut prej Arshit të Tij në qiellin e dunjasë (kur ka mbetur një e treta e fundit të natës).

Besojmë në Cilësinë e Zbritjes së Allahut, e ajo është prej Cilësive veprore, ashtu siç i takon Madhështisë së Tij -subhanehu ue te’ala- dhe nuk lejohet përngjasimi me krijesat apo mohimi i Zbritjes nga frika e përngjasimit.

Dhe nuk lejohet të thuhet: a mbetet i zbrazët arshi në kohën që Ai zbret apo nuk mbetet i zbrazët?!

Vërtet, kjo nuk është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ, zbrazja e vendit është kur një person largohet prej tij dhe prezantimi i tij në vendin për tek i cili u transferua, kjo është prej cilësive të krijesave dhe nuk ka ardhur në fe diçka prej saj në atë që i takon Allahut të Lartësuar dhe nuk lejohet që të ngrihet kjo pyetje sepse është bidat, madje ajo që bie detyrë mbi ne është që të besojmë atë që është vërtetuar në këtë hadith dhe në ato që janë me këtë kuptim, në atë këndvështrim që i takon Atij -azze ue xhel-le-, pa përngjasim, pa mohuar atë që nënkuptojnë tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit, pa i shtrembëruar tekstet e tyre dhe pa pyetur për mënyrën.

📚 “et-Te’alikat el-Etherijeh” (fq. 152)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: