Ka thënë imam el-Begauij në tefsirin e tij:
“U pyet Enesi -radij’Allahu anhu- për Xhennetin: a është në qiell apo në tokë? Dhe tha: në cilën tokë dhe qiell shtrihet Xhenneti? Dikush tha: ku është ai? Tha: sipër shtatë qiejve poshtë Arshit.
Katade -rahimehullah- ka thënë: (selefët) mendonin se Xhenneti është sipër shtatë qiejve dhe se Xhehenemi poshtë shtatë tokave”.
📚 “Me’alimut tenzili fij Tefsiril Kur’an” (1/507), Shtëpia butuese ihjaut Turathil arabij”, Bejrut
Hafizi ibnu Kethiri -rahimehullah- ka thënë në tefsirin e tij: na është transmetuar në “Musnedin” e imam Ahmedit se Hirakliu i shkroi Profeti ﷺ: ti më thirre për te Xhenneti, gjerësia e tij sa ajo qiejve dhe e tokës, po Xhehenemi ku është? I tha Pejgamberi ﷺ: “SubhanAllah! Ku është nata kur vjen dita?”…
El-E’amesh, Sufjãn eth-Theurī dhe Shu’beh dhe këta nga Kajs bin Muslim dhe ky prej Tãrik bin Shihãb se ka thënë: Disa njerëz prej juhudëve e pyetën Umer bnul Khattaab -radij’Allahu anhu- rreth Xhennetit, gjerësia e të cilit është sa ajo e qiejve dhe e tokës, po Zjarri ku është? Umeri u tha: a e keni parë nëse vjen dita, po nata ku është? Dhe nëse vjen nata, po dita ku është? I thanë: këtë e ke marrë nga Teurati.
Transmeton el-Bezzãr -rahimehullah:
Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- ka thënë: erdhi një burrë tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: A e ke parë Fjalën e Allahut të Lartësuar:
{وَجَنَّةٍ عَرۡضُهَا ٱلسَّمَـٰوَ ٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ}
{Xhenneti gjerësia e tij sa gjerësia e qiejve dhe tokë}
Po Zjarri ku është?
I tha: «a e ke parë natën që nëse vjen mbulon çdo gjë, po dita ku është?»
Tha: atje ku dëshiron Allahu.
Tha ﷺ: «Gjithashtu Zjarri ndodhet atje ku dëshiron Allahu -azze ue xhel’le-»
Kjo nënkupton dy kuptime:
Njëri prej tyre: që kuptimi i saj të jetë, se nuk do të thotë prej mosparjes sonë të natës nëse vjen dita, që ajo mos të jetë në një vend, edhe pse nuk e dimë atë vend, e njëjta vlen për ditën, ajo është atje ku dëshiron Allahu -azze ue xhel’le- dhe ky është mendimi më i saktë.
Kuptimi i dytë: që ai të jetë se dita kur mbulon një pjesë të botës në një anë, nata është në krahun tjetër, e njëjta vlen për Xhennetin që është në vendin më të lartë, sipër qiejve poshtë Arshit gjërësia e tij, siç ka thënë Allahu -azze ue xhel’le- sa gjërësia e qiejve dhe e tokës dhe Zjarri në vendin më ulët, nuk ka kundërshtim në mes gjerësisë së qiejve dhe tokës dhe pranisë së Zjarrit”.
📚 “Tefsirul Kur’anil Adhijm” (2/117-118), shtëpia botuese “Darut tajjibeh”
U pyet esh-shejkh ibnu el-Uthejmin -rahimehullah- ku ndodhet Xhenneti dhe Zjarri?
U përgjigj: Xhenneti gjendet në vendin më të lartë, e ndërsa Zjarri në vendin më të ulët dhe ‘”sixh’xhini” është në fund të tokës, siç ka ardhur në hadith: “Njeriu në çastin e vdekjes, Allahu i Lartësuar thotë: shkruajeni librin e robit tim në ‘sixh’xhin’ në fund të tokës”, ama Xhenneti është sipër në vendin më të lartë, nga Pejgamberi -alejhis salatu ues selãm- është vërtetuar se: “Arshi i Zotit -xhel’le ue ‘alã- është tavani i Xhennetit Firdeus”.
📚 “Feteua Nuri aled derb” 2/4
Shejkhu gjithashtu ka thënë: “Vendi i Zjarrit është në tokë, porse disa njerëz të dijes kanë thënë se është deti, dhe të tjerë ka thënë: se ai është në brendësi të tokës, dhe ajo që duket më e saktë është se ai është në tokë, porse nuk e dimë saktësisht se në cilën pjesë të tokës.
Dhe argumenti se Zjarri është në tokë, Fjala e Allahut: {Jo, me të vërtetë libri i keqbërësve do të jetë në sixh’xhinë} sixhini është në fund të tokës, ndërsa Zjarri në tokë.
📚 “Es-sherhul Mumti’e” (3/174-175)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema