Loading

Pyetje drejtuar esh-shejkh ibën Baaz-it -Allahu e mëshiroftë-:

Pyetje: Kemi dëgjuar për popullin e “Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve” në Kur’anin Madhështor, ku është vëndbanimi i tyre aktual në botën tonë dhe cili është roli i tyre?

Përgjigje: Ata janë qënie njerëzore që do shfaqen në fund të kohës dhe vëndbanimi i tyre është nga ana e lindjes, turqit kanë qenë prej tyre, të cilët mbetën jashtë pendës, e ndërsa pjesa tjetër e Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve mbeti pas pendës si dhe turqit mbetën jashtë saj.

Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët janë prej popujve të lindjes (lindjes së largët) të cilët do të dalin në fund të kohës nga Kina dhe rrethinat përreth saj, pas daljes së Dexhalit dhe zbritjes së Isës birit të Merjemes -alejhis salatu ues selãm-. Ata u lanë aty dhe mbetën pas pendës kur Dhul Karnejni e ndërtoi atë, ndërsa turqit dhe tatarët mbetën jashtë saj.

Allahu i Lartësuar kur dëshiron shfaqjen e tyre ndër njerëz, i nxjerr nga aty dhe ata shpërndahen gjithandej duke bërë shkatërrime në tokë, pas kësaj Allahu dërgon një lloj krimbi në qafat e tyre dhe ata vdesin menjëherë, siç kanë ardhur për këtë hadithe të sakta nga i Dërguari i Allahut ﷺ. Me këtë Allahu e ruan Isain birin e Merjemes -alejhis salatu ues selām- dhe muslimanët prej sherrit të tyre, pasi shfaqja e tyre do të jetë në kohën e Isës pas shfaqjes së Dexhalit.

📚 “Mexhmu’u Fetaui ue resailesh shejkh ibnu Bāz” (5/357)

✍ Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: