Kur ndalonte te një varr, Uthman ibn Affani (radijAllahu anhu) qante aq shumë, sa i lagej mjekra! I thanë: Kujton Xhennetin dhe Zjarrin e nuk qan, dhe nga ana tjetër, qan prej kësaj?!
Tha: Me të vërtetë, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
Vërtet, varri është stacioni i parë i Botës Tjetër! Nëse shpëton prej tij, ajo që vjen pas tij është më e lehtë në krahasim me të; e nëse nuk shpëton, ajo që vjen është më e vështirë!
Tha në vazhdim: Dhe i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
Nuk kam parë kurrë ndonjë pamje më të frikshme sesa varri!
📚 “صحيح ابن ماجه” (٣٤٦١)، للألباني
📚Sahih Ibn Maxheh, 3461. El-Albanī
Përktheu: Abdur-Rahman Mema