Ka thënë el-Hafidh ibnu Haxher -rahimehullah-:
Dijetarët kanë thënë: urtësia në zbritjen e Isait -alejhis selam- dhe jo të tjerëve prej të dërguarve është refuzimi ndaj jehudëve në pretendimin e tyre se ata e vranë atë dhe Allahu e bëri të qartë gënjeshtrën e tyre dhe është ai që do t’i vrasë ata.
Apo zbritja e tij si shkak i afrimit të exhelit të tij për t’u varrosur në tokë, pasi nuk është e denjë për krijesën prej dheut të vdesë në një vend tjetër.
Është thënë: ai e luti Allahun, kur pa cilësitë e Muhamedit ﷺ dhe ummetit të tij, që ta bëjë atë prej tyre dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe e la atë derisa të zbresë sërish në fund të kohës për çështjen e Islamit, zbritja e tij përkon me daljen e dexhalit, të cilin do ta vrasë.
📚 فتح الباري” (٤٩٣/٦)””
Përktheu: Abdur-Rahman Mema