Ka thënë dijetari i madh Muhamed ibnu Sālih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Më duket mua se meseleja e tekfirit ndaj një personi injorant vijon që ky problem të jetë te ju!
Mirëpo unë çuditem, se përse e keni të vështirë për ta kuptuar këtë mesele?!
Cila është ajo gjë që ua vështirëson me pjesën tjetër të shtyllave të Islamit dhe kushteve dhe detyrimeve të Islamit?
Nëse njeriu arsyetohet për lënien e namazit dhe ai është shtyllë prej shtyllave të Islamit dhe prej shtyllave më të mëdha të tij, sikurse ai që është rritur në shkretëtirë të largët nga qyteti dhe nga dija dhe nuk e di se ai është detyrim, atëherë ai arsyetohet me këtë gjë, nuk e ka detyrim dhe nuk kërkohet prej tij që ta falë kaza.
Nëse njeriu nuk arsyetohet me injorancë në rastin e shirkut, atëherë përse u dërguan të dërguarit që të ftonin popullin e tyre në veçimin e Allahut në adhurim?
Sepse nëse ata nuk do të arsyetoheshin me injorancë, atëherë kuptimi i kësaj është se ata ishin të ditur rreth tij, përse u dërguan të dërguarit atëherë?
Çdo i dërguar i thoshte popullit të tij: adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër me të drejtë veç Tij.
{وما أرسلنا من قبلك من رسول إلا نوحي إليه أنه لا إله إلا أنا فاعبدون}
{Dhe Ne nuk kemi dërguar përpara teje të dërguar veç se i kemi shpallur atij se nuk ka të adhuruar që meriton adhurimin përveç Meje, kështu që më adhuroni Mua!}
Nëse njeriu i atribuohet Islamit dhe bën diçka, kufër apo shirk, mirëpo nuk e di se është shirk dhe nuk i është tërhequr vërejtja për këtë, si mund të themi që ai është qafir?!
A jemi ne më të ditur sesa Allahu rreth këtij gjykimi?!
A të bëhemi pengesë në mes robërve dhe Mëshirës së Allahut dhe të themi lidhur me këtë mesele: Zemërimi i parapriu Mëshirës së Tij?!
Kjo mesele o vëllezërit e mi nuk është mesele logjike.
Kufri, tefsiku dhe tebdiu është gjykim sheriatik merret nga Sheriati.
Përderisa Allahu thotë:
{ومن يشاقق الرسول من بعد ما تبين له الهدى ويتبع غير سبيل المؤمنين نوله ما تولى}
{Kush e kundërshton të Dërguarin, pasi i është bërë i qartë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë rrugë që ka ndjekur!}
Allahu azze ue xhel’le thotë:
{وما كان الله ليضل قوما بعد إذ هداهم حتى يبين لهم ما يتقون}
{Allahu kurrë nuk e shpie në humbje një popull që më parë e ka udhëzuar në rrugë të drejtë, pa ia bërë të njohur se prej çfarë duhet të ruhet}
Dhe Ai thotë:
{وما كنا معذبين حتى نبعث رسولا}
{Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!}
Të dërguar për çfarë?
T’ua bëjë të qartë dhe t’i ftojë në Teuhid, nëse i hiqet dënimi, atëherë ky është arsyetimi dhe ajetet në lidhje me këtë janë të shumta.
Profeti ﷺ thotë:
«Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ai që dëgjon për mua nga ky ummet (ummeti i thirrjes), jehudi qoftë ai apo i krishter, pastaj nuk beson në atë me të cilën erdha, atëherë ai do të jetë prej banorëve të Zjarrit»
Dëgjon për mua, po nëse nuk dëgjon?
Nuk është prej banorëve të Zjarrit.
Dhe dëshmitë për këtë janë të shumta.
Po, disa dijetarë e kanë thënë këtë (që nuk arsyetohet), mirëpo ky është mendim i dobët, imamllarët janë në kundërshtim me këtë.
Janë në kundërshtim me mendimin se njeriu nuk arsyetohet me injorancë në lidhje me kufrin.
Fjalët e shejhut të Islamit -Allahu e mëshiroftë- janë të mbushura me këtë, se ai nuk bën tekfir, gjithashtu fjala e shejkh Muhamed ibnu Abdul-Uehhab është se ai nuk bën tekfir mbi injorantin.
📚 “شرح كتاب التوحيد من صحيح البخاري” – (شريط رقم ٢١ – الوجه ب)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema