Loading

Ka thënë shejkh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:

Tani adhuruesit e varreve thonë: ky nuk është shirk, ky është teuesul (afrimi tek Allahu me një vepër të mirë), dashuri për eulijatë dhe njerëzit e devotshëm.

Me të vërtetë, eulijatë e devotshëm të Allahut nuk kënaqen me këtë vepër, dhe nuk kënaqen që varret e tyre të kthehen në objekte adhurimi që të adhurohen përveç Allahut.

Profeti ﷺ ka thënë:

«O Allah, mos e bëj varrin tim objekt adhurimi që të adhurohet, Zemërimi i Allahut është i ashpër mbi ata që i morën varret e profetëve të tyre si xhami!»

Kjo tregon se madhërimi i varreve dhe kërkimi i bereqetit prej tyre, i kthen ato në objekte adhurimi, që adhurohen në vend të Allahut!

📚 إعانة المستفيد” (١٥٢/١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: