Ka thënë Profeti ﷺ:
«Do përçahet ummeti im në 73 sekte.»
📚 سنن ابن ماجه”، قال الألباني: حسن صحيح”
Esh-shejkh El-Albanij rahimehullah e ka vlerësuar hadith hasen sahih
Si të shpëtosh nga këto sekte dhe të jesh prej grupit të shpëtuar?
Ka thënë Imam Abdullah ibnul Mubarek rahimehullah:
72 sektet i kanë rrënjët në katër sekte epsharake prej të cilave janë degëzuar. Ato janë:
1- Kaderitë;
2- Murxhiat;
3- Shiat;
4- Khauarixhët.
Ai që u jep përparësi Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut ndaj sahabëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ, flet vetëm mirë për sahabët e tjerë dhe lutet për ta, ka dalë nga shiizmi njëherë e mirë.
Kush thotë se imani është fjalë dhe vepër; shtohet e pakësohet, atëherë ka dalë nga irxhaja njeherë e mirë.
Kush thotë se të gjitha paracaktimet janë prej Allahut azze ue xhel’le, të mirat dhe të këqijat; se Ai e humb atë që dëshiron dhe e udhëzon atë që dëshiron, ka dalë nga fjala e kaderive njëherë e mirë dhe rrjedhimisht është njeri i Sunetit.
📚 شرح السنة” للبربهاري”
I thanë Sehl ibnu Abdullah:
Si e dallon njeriu se është në Sunnet dhe Xhemat?
Tha: nëse sheh te vetja këto veçori:
1- Nuk e braktis xhematin;
2- Nuk i shan shokët e Profetit ﷺ;
3- Nuk del kundër këtij ummeti me shpatë;
4- Nuk e mohon kaderin;
5- Nuk dyshon në besim;
6- Nuk debaton në lidhje me fenë;
7- Nuk e lë namazin (e xhenazes) ndaj njerëzve të kiblës që kanë vdekur mëkatarë;
8- Nuk e lë mes’hin mbi çorape;
9- Nuk e lë namazin pas prijësve, të padrejtë apo të drejtë qofshin.
📚 شرح أصول اعتقاد أهل السنة والجماعة” (١٨٣)”
Përgëzohu o sunnij i bekuar!
Thotë El-Fudejl ibnu Ijjad rahimehullah:
“Lum ai që vdes në Islam dhe Sunnet! Nëse është i tillë, le ta shtojë thënien “Ma shae Allah”!
📚 أصول الاعتقاد” للالكائي”
Ka thënë Ibnu Tejmijeh rahimehullah:
“Khauarixhët ishin njerëzit që e shfaqnin më shumë bidatin, luftimin e ummetit dhe tekfirin e tyre!”
📚 مجموع الفنتوى” (٢١٧/٧)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema