Loading

Pyetje drejtuar el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-

Pyetje: Si do ngrihen njerëzit nga varret e tyre Ditën e Kiametit?

Përgjigje:

Njerëzit do ngrihen nga varret e tyre:

❶ Këmbëzbathur
❷ Lakuriq
❸ Të pabërë synet
❹ Pa pasuri

❍ Këmbëzbathur, kuptimi i saj është: se nuk do të kenë në këmbët e tyre këpucë, as çorape prej lëkure dhe as çorape pambuku.

❍ Ndërsa lakuriq, kuptimi i saj është: se nuk do të kenë rroba veshur.

Të zhveshur plotësisht, ashtu siç dalin prej barkut të nënave të tyre po ashtu do të dalin nga brendësia e tokës.

Ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

{كمـا بـدأنا أول خـلقٍ نعـيده}

{Ashtu siç e kemi filluar krijimin e parë, po ashtu do ta rikthejmë}

❍ Të pabërë synet: dmth lafsha që prehet gjatë bërjes synet në dunja do t’i rikthehet Ditën e Kiametit, derisa të dalin njerëzit nga varret e tyre, ashtu siç dalin prej barkut të nënave të tyre, të pabërë synnet.

❍ Ndërsa kuptimi i fjalës “pa pasuri” është se ata nuk do të kenë me vete pasuri, as dirhem, as dinarë, as mallra dhe asgjë, nuk do të kenë vetëm se punët e mira.

Kështu pra dalin njerëzit nga varret e tyre përpara Zotit të botëve -xhel’le ue ‘ala.

📓 فـتاوى نـور علـى الـدرب 📼 الشـريط رقـم [271]

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: