Loading

Transmetohet nga Umejr ibnu Habib el-Khatmij radijAllahu anhu se ka thënë:

Besimi shtohet dhe dobësohet.

I thanë: Cili është shtimi dhe cili dobësimi?

Tha: Përmendja e Zotit tonë dhe frika ndaj Tij. Ky është shtimi.

E dobësimi ndodh kur jemi të shkujdesur, harrojmë dhe neglizhojmë.

📚 “El-Iman” i Ibnu Ebij Shejbeh (etheri nr. 14).

Thotë shejkh Abdur-Rezzāk el-Bedër hafidhahullah:

Sa nevojë ka robi për të njohur shkaqet me të cilat i shtohet besimi, që t’u përmbahet dhe të kujdeset për to; dhe t’i njohë shkaqet me të cilat dobësohet besimi, për t’i shmangur dhe për t’u ruajtur nga rënia në to; e gjithë kjo si ruajtje e fesë dhe besimit të tij.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: