Loading

Thotë dijetari i madh, shejkh Salih el Feuzan:

Allahu xhel-le ue ala thotë:

و لا تتبعوا خطوات الشيطان

“Mos i ndiqni hapat e shejtanit!”

Shejtani ecën me bijtë e Ademit shkallë-shkallë; pa shiko çfarë bëri me popullin e Nuhut… Ai, kur i pa duke qarë për njerëzit e devotshëm dhe dijetarët që kishin vdekur, u erdhi e u tha: Bëni portretet e tyre dhe varini, me qëllim që kur t’i shihni, të forcoheni për ibadet. I bënë portretet dhe i varën, mirëpo ky brez pati dijetarë dhe ata u bënë shkak që shejtani mos t’i hidhte njerëzit në shirk. Sidoqoftë, ata bënë një gjë të jashtëligjshme: varjen e portreteve!

Gjithsesi, qëllimi (final) i shejtanit ishte brezi pas tyre…

E themeloi bidatin dhe, kur vdiqën dijetarët me gjithë atë brez, u vajti të mëvonshmëve e u tha: Me të vërtetë, baballarët tuaj i varën këto që t’i adhuronin dhe me anë të tyre sillnin shiun!

Si pasojë, nisën t’i adhurojnë krahas Allahut dhe i bënë Allahut shirk. SHIRKU I PARË QË NDODHI NË TOKË ISHTE KY!!!

Thotë dijetari i shekullit, shejkh El Albani rahimehullah:

Kur Nuhu i ftoi ata në Teuhid (pasi ishte shfaqur shirku) dhe në adhurimin e Allahut, të Vetëm, pa i bërë ortakë në adhurim, u këshilluan mes vete (sipas pretendimit të tyre) dhe thanë (siç ka ardhur në Fjalën e Allahut në suren Nuh, ajeti 23):

{لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمۡ وَلَا تَذَرُنَّ وَدࣰّا وَلَا سُوَاعࣰا وَلَا یَغُوثَ وَیَعُوقَ وَنَسۡرࣰا}

“Mos i lini të adhuruarit tuaj! Mos lini Ueddin, Sua’in, Jeguthin, Je’ukën dhe Nesrin!”

Ibnu Abbasi, siç transmetohet në Sahih e Buhariut dhe Tefsirin e Ibnu Xheririt e të tjera, ka thënë:

“Këta pesë (Ueddi, Sua’i, Jeguthi, Je’uka dhe Nesri) ishin robër të devotshëm të Allahut, adhurues të mirë. Kur ata vdiqën, shejtani u erdhi njerëzve në formën e një këshilluesi të sinqertë dhe u sugjeroi që t’i vendosnin varret e tyre në oborret e shtëpive të tyre, që t’iu kujtoheshin veprat e tyre të mira.”

📕 Shkëputur nga al-albany.com, artikulli me titull “حكم التصوير الفوتوغرافي”

Përktheu: AbduRahman Mema

Shpërndaje: