Ka thënë esh-shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Ama lidhur me meselenë e shikimit, çfarë ndikimi të madh ka ajo te mënyra e të sjellurit; sepse njeriu e gjen se kulmi i asaj që arrin ai prej shpërblimit është shikimi i Fytyrës së Allahut, atëherë e gjithë dunjaja i duket atij e pavlerë, çdo gjë bëhet e pavlerë për të në krahasim me shikimin e Allahut -azze ue xhel’le-, sepse shikimi është synimi i çdo kërkuesi dhe fundi i çdo kërkese.
Nëse ti e di që do të shohësh Zotin tënd me sytë e tu, pasha Allahun dunjaja nuk vlen asgjë përpara kësaj.
E gjithë dunjaja nuk vlen asgjë; sepse shikimi tek Fytyra e Allahut është fruti për të cilin garojnë garuesit, rendin pas tij rendësit, ai është kulmi i synimit të çdo gjëje.
Nëse e di këtë, a nuk rend për të arritur këtë apo jo?!
Përgjigjja është: Po, rend për ta arritur këtë pa asnjë mëdyshje.
Mohimi i shikimit në të vërtetë është një privim i madh, kurse besimi në të e shpie njeriun në një destinacion të madh, drejt mbërritjes për tek ky synim dhe ai është i lehtë -lavdërimi i takon Allahut-.
📚 شرح العقيدة الواسطية” (ص ٢٩٧-٢٩٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema