Ka thënë Hafizi ibnu Haxher -rahimehullah- në shpjegimin e “Sahih el-Bukharit”:
Fjala e tij: “Kapitulli i Je’xhuxh dhe Me’xhuxhëve”
Parapriu diçka prej lajmeve rreth tyre në jetëshkrimin e Dhul Karnejnit nga hadithet e pejgamberëve se ata janë prej bijve të Ademit, më pas të Jafith ibnu Nuh, këtë e ka theksuar Uehbi dhe jo vetëm.
Është thënë se ata janë prej turqve, këtë e ka thënë e ed-Dahhāk.
Është thënë se: Je’xhuxhët janë prej turqve ndërsa Me’xhuxhët prej ed-Dejlem.
Transmetohet nga Ke’ab (sh.p. el-Ehbbār) se ata janë prej bijve të Ademit dhe jo të Havasë, kjo për arsye se Ademi fjeti, ejakuloi në ëndërr dhe u përzie sperma e tij me dheun dhe prej saj u krijuan Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët.
Është transmetuar se një pejgamber nuk ejakulon në ëndërr, kundërpërgjigja ndaj kësaj është se një pejgamber nuk sheh në ëndërr që ai po kryen marrëdhënie, por është e mundur vetëm dalja e lëngut dhe kjo është e lejuar ashtu siç është e lejuar të urinojë.
E para është më e pranuar (sh.p. se ata janë prej bijve të Jafithit) ose përndryshe ku ishin ata kur ndodhi përmbytja (sh.p. në kohën e Nuhut).
Ka ardhur në lidhje me përshkrimin e tyre ajo që ka nxjerrë ibnu Addij, ibnu ebij Hatim, Et-Tebarānij në “El-Eusat” dhe ibnu Merdeuejh prej hadithit të Hudhejfes “merfuan” ku thotë: Je’xhuxhët janë një popull dhe Me’xhuxhët një popull, çdo popull nga 400 mijë vetë, nuk vdes një burrë prej tyre, derisa të shohë 1 mijë meshkuj prej pasardhësve të tij, të gjithë marrin armët.
Ky është prej transmetimit të Jahja ibnu Se’id el-‘Attaar nga Muhamed ibnu Is’hak nga el-E’amesh. El-‘Attaar është shumë i dobët dhe ibnu Adijj ka thënë se Muhamed ibnu Is’hak nuk është autori i librit “el-Megāzij”, përkundrazi ai el-Ukkaashij dhe tha: hadithi është i fabrikuar, ndërsa ibnu Ebij Hatim ka thënë: munker.
Them (ibnu Haxher): mirëpo për një pjesë të tij ka ardhur një hadith sahih të cilin e ka regjistruar ibnu Hiban prej hadithit të ibnu Mes’udit merfu’an: “Me të vërtetë, Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët më e pakta që lë ndonjëri prej tyre prej pasardhësve është 1 mijë vetë.
Ka ardhur tek En-Nesa’ij prej transmetimit të Amër ibnu Eus nga babai i tij merfu’an se Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët kryejnë marrëdhënie me kë të duan dhe nuk vdes ndonjëri prej tyre vetëm se lë pas prej pasardhësve 1 mijë e sipër.
E regjistruar el-Haakim dhe ibnu Merdeuejh prej rrugës së Abdullah ibnu Amër se Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët janë prej pasardhësve të Ademit dhe pas tyre janë popuj, nuk vdes prej tyre një burrë vetëm se duke lënë pas prej pasardhësve 1 mijë e sipër.
E ka regjistruar ibnu Ebij Hatim prej rrugës së Abdullah ibnu Amër i cili tha: xhinët dhe njerëzit janë 10 pjesë, 9 pjesë janë Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët dhe një pjesë pjesa tjetër e njerëzve.
Ka ardhur prej rrugës së Shurejh ibnu Ubejd nga Ke’ab se: ata janë tre llojesh: një lloj i kanë trupat si “Erz” e cila është një lloj pemë shumë e madhe.
Një lloj tjetër është katër parakrahë me katër.
Dhe një lloj tjetër: i shtrijnë veshët e tyre dhe me njërin vesh mbulojnë veshin tjetër.
E ka regjistruar el-Haakim prej Ebul Xheuza’i nga ibnu Abbaas se Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët janë një pëllëmb, dy pëllëmbë dhe më të gjatët e tyre 3 pëllëmbë dhe ata janë prej bijve të Ademit.
Ka ardhur prej rrugës së Ebu Hurejres merfu’an: bijtë e Ademit janë Sami, Hāmi dhe Jaafith, prej bijve të Samit rrjedhin arabët, persët, romakët, dhe prej bijve të Haamit rrjedhin koptët, berberët dhe afrikanët dhe prej Jāfithit rrjedhin Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët, turqit dhe sllavët në zinxhirin e tij ka dobësi.
Ka ardhur në transmetimin Se’id ibnu Beshir nga Katadeh i cili tha: Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët janë 22 fise, Dhul Karnejni e ndërtoi digën mbi 21 fise dhe prej tyre ishte një fis që mungonte pasi ishin në luftë dhe ata janë turqit dhe mbeten jashtë digës.
E ka regjistruar ibnu Merdeuejh prej rrugës së es-Sud’dij i cili tha: turqit janë degë prej degëve të Je’xhuxh dhe Me’xhuxhëve që dolën për luftuar erdhi Dhul Karnejni ndërtoi digën dhe ata mbetën jashtë.
Ka ardhur në fetvatë e shejkh Muhijd Din-it se Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët janë prej bijve të Ademit dhe jo të Havasë tek shumica dërmuese e dijetarëve, ndaj ata janë vëllezërit tanë nga babai. Kështu tha dhe këtë nuk e kemi gjetur te selefët, përveç te Ke’ab el-Ehbār, e kundërshton këtë hadithi merfu’u se ata janë prej pasardhësve të Nuhut dhe Nuhu është prej pasardhësve të Havasë në mënyrë absolute.
📚 فتح الباري (١٣ /١٠٦-١٠٧)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema