Loading

Ka thënë shejkh Muhamed ibnu Ramzan el-Haxhirij -Allahu e ruajttë-:

Sot vjen ai që thotë: mos i paralajmëroni njerëzit nga shirku, neve jemi ithatarë të Teuhidit, ne jemi në vendin e Teuhidit, ne jemi veçues të Allahut në adhurim.

Profeti ﷺ frikësohej për sahabët dhe ne nuk frikësohemi për vetet tona, babai i profetëve Ibrahimi -alejhis selam- që i prishi ato (idhujt) kishte frikë për veten e tij (saqë tha:)

O Zoti im,… me‌ ruaj mua dhe pasardhe‌sit e mi nga adhurimi i idhujve!

Bënte dua për veten e tij: me‌ ruaj mua dhe pasardhe‌sit e mi nga adhurimi i idhujve!

Përse? Që të shoh ndikimet e asaj që bënë dhe çfarë bënë ato tek njerëzit prej zbukurimit të shejtanit ndaj tyre.

Thotë Profeti ﷺ:

“Nuk do të bëhet Kijameti derisa gratë e fisit Deus të bëjnë tauaf tek dhij el-Khulasah -ishte një idhull që e adhuronte fisi i Deusit në kohën e injorancës-“

Është diçka që do të ndodhë, “Nuk do të bëhet Kijameti derisa fise prej ummetit tim t’u bashkohen idhujtarëve”

Na tregoi se ata do të jenë prej ummetit të tij që do t’u bashkohen idhujtarëve dhe lutjen e tij: “O Allah! Mos e bëj varrin tim idhull që adhurohet”

Adhurimi i idhujve jofrymorë dhe atyre frymorë është prezent edhe nëse nuk ka idhull jofrymorë të gdhendur dhe të dizenjuar, mirëpo ka idhuj frymorë.

Sot bota islame ka 23 mijë kupola mbi varre, varre dhe mauzola, kërkohet ndihmë prej tyre në vend të Allahut, siç është shembulli i varrit të el-Bedeuij, shkojnë tek ai në vit 3 milion vetë, tek varri i Husejnit, tek varri i Zejnebes, tek varri i el-Bura’ij, tek varri i Desukit, tek varri i ibnu Uluanit, tek varri i Abdul-Kadir el-Xhejlanit, tek varre të tjera ku kërkohet ndihmë dhe i luten atyre në vend të Allahut, luhet me mendjet e njerëzve, bystytni, i drejtuan njerëzit drejt idhujtarisë.

Ky e ka emrin abdul Husejn (rob i Husejnit), ky e ka emrin adur Resul (rob i resulit), ky e ka rob i filanit, ai tjetri rob i filanit, ku është emri i rob i Allahut?! U kthyen në adhurimin e idhujve frymorë.

Sa i takon Husejnit, në Irak varri i Husejnit, në Sham varri i Husejnit, në Egjipt varri i Husejnit! Sa Husejna ka?! Që ta merrni vesh shkallën e shfrytëzimit të njerëzve me anë të emocioneve për dashurinë ndaj El el-Bejtit (familjes së Profetit ﷺ) dhe për dashurinë ndaj njerëzve të devotshëm, për dashurinë dhe dashurinë dhe dashurinë, aq sa i bën Husejnit 3 varre, secili thotë: ky është varri i Husejnit, e sakta është se trupi i Husejnit nuk dihet se ku është varrosur, ndërsa koka e tij u varros pranë varrit të nënës së tij në varresën el-Beki’u, ashtu siç e ka përmendur atë shejkhu i Islamit dhe jo vetëm.

Mos u habit nga ai që u thotë njerëzve: kur unë të vdes më ngrini një mauzolë dhe përmendore mbi varrin tim dhe i thërret njerëzit që të bëjnë tauaf rreth tij dhe të kërkojnë ndihmë prej tij, bëjnë tauaf rreth varreve ashtu siç bëjnë rreth Qabes, nuk po flas për të shkuarën por për të tashmen, mos u habisni, krerët prej krerëve të tyre e praktikojnë këtë!

Sot ka thirrje të mëdha, themeluesit e të cilave i kanë praktikuar këto lloje të shirkut.

– Muhamed Iljasi Kandahlauij bënte i’tikaf tek varri i Rashid el-Kenhukit.

– Hasen el-Bena tregon për veten e tij se ai bënte i’tikaf tek varri i Sinxherit, ai për veten e tij me tarikatin e tij Husafij.

– Iljas Dushkij Sehrauerdij, kaderiu nakshibendij.

Thirrje, themeluesit e të cilave janë me këto besime dhe ato janë thirrjet më të mëdha sot.

Çdo thirrje që nuk është e ngritur mbi Teuhid është në kundërshtim me metodologjinë profetike. Si nuk duhet të kemi frikë nga shirku?! Përkundrazi duhet të kemi frikë nga shirku, pasha Allahun nuk është armiqësuar ky vend dhe dijetarët e tij vetëm për shkak të Teuhidit dhe paralajmërimit ndaj shirkut.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: