Transmetohet nga el-Ma’rur bnu Suejd se ka thënë:
U nisëm me Umer ibnul Khattaab në një prej Haxheve që kreu, na lexoi në namazin e sabahut {Elem tera kejfe fe’ale Rabbuke bi Esahaabil fil} dhe {li ijlafi kurejsh}, kur e përfundoi Haxhin e tij dhe u kthye njerëzit po nxitonin.
Tha: çfarë ky nxitim?
Thanë: është një xhami ku është falur i Dërguari i Allahut ﷺ.
Tha -radij’Allahu anhu-: “Kështu u shkatërruan ithtarët e librit, i morrën gjurmët e të dërguarve të tyre si vende adhurimi!!!
Kush e kap koha e namazit aty le të falet ose në të kundërt të mos falet.
📚 Tha esh-shejkh El-Albanij -rahimehullah- në librin “Tahdhiru es-Saaxhid” zinxhiri i tij është sipas kushteve të dy shejkhëve.
Transmetohet nga Nafi’u shërbëtori i ibnu Umerit se:
Umerit -radij’Allahu anhu- i erdhi lajmi që disa njerëz shkojnë tek një pemë dhe falen aty, i kërcënoi ata pastaj urdhëroi për prerjen e saj dhe ashtu u bë.
📚 Tha: ibnu Haxher el-Askalanij -rahimehullah- në “Fet’hul Barij” zinxhiri i tij është i saktë
Përktheu: Abdur-Rahman Mema