Pyetje drejtuar el-àl’lāmeh ibnu Bāz -Allahu e mëshiroftë-
Pyetje: thotë në një pyetje tjetër: është një burrë që e ka shtëpinë pranë varrezës dhe ky burrë thotë: se në fund të natës dëgjon rënkime që vinë nga varret, a ka ndodhur përgjatë historisë një gjë e tillë?
Ai -Allahu e mëshiroftë- u përgjigj:
Po, një grup dijetarësh kanë përcjellë që kjo ndodh, dëgjohet dënimi i disave që dënohen -lusim Allahun për shpëtim-
Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe dëgjoi dënimin e tyre dhe ai -alejhis salātu ues selām- u tregoi njerëzve për atë që dëgjoi dhe tha:
«Sa i takon njërit prej tyre, ai merrej me thashetheme, ndërsa tjetri nuk ruhej prej urinës»
Nuk ruhej prej urinës -lusim Allahut për shpëtim-.
Më ka treguar dikush që prej 40 vitesh, se ai vizitoi hallën e tij në varreza, dëgjoi klithma te varri i saj dhe ajo kishte kohë që kishte vdekur dhe disa njerëz i kishin treguar për këtë, kështu që shkoi për ta vërtetuar dhe dëgjoi atë që kishin dëgjuar edhe njerëzit -lusim Allahun për shpëtim-.
Ka përmendur ibnu Rexhebi -Allahu e mëshiroftë- në: “ehuālul kubur”, libër i ibnu Rexhebit që titullohet: “Ehualul Kubur”, ka përmendur një grup prej këtyre gjërave dhe ngjarjeve -lusim Allahun për shpëtim, nuk ka forcë dhe fuqi përveç me Ndihmën e Allahut-, po.
Allahu u tregon robërve të tij mësime kur Ai -subhanehu- i ekspozon disa njerëzve këto gjëra, si përkujtim dhe si paralajmërim që të marrin mësime dhe të përkujtojnë -lusim Allahun për shpëtim-, po.
Moderatori: vetëm Allahut i kërkohet ndihmë, lusim Allahun të na shkruajë neve dhe juve punë të mira që të na shpëtojnë nga dënimi i Tij.
Shejkhu: Allahumme amin, lusim Allahun për shpëtim.
Moderatori: Allahumme amin.
https://binbaz.org.sa/fatwas/11831/بيان-القول-في-سماع-عذاب-بعض-اهل-القبور
Përktheu: Abdur-Rahman Mema