Loading

Ka thënë El-imam El-Lālekā’ij (vdiq më 418 h.) rahimehullah:

Na ka treguar Muhamed ibnu Zekerijah el-Muttaui’ij en-Nejsāburij në (qytetin) er-Raj: E kam dëgjuar Ebal Abbas-in -Muhamed ibnu Ja’kub el-Asamin- të thotë:

Dy veta prej khauarixhëve po bënin Tauaf në Kabe. Njëri syresh i tha tjetrit:

Askush nuk do futet në Xhennet prej këtyre njerëzve! Vetëm unë dhe ti!

Shoku iu përgjigj: Xhenneti është i gjërë sa qielli dhe toka! A qenka krijuar apostafat për ne të dy?!

Iu përgjigj: Po!

Atëherë i tha: Qenka i yti pra!

Dhe rrjedhimisht e braktisi mendimin (devijimin) e tij.

📚 شرح أصول اعتقاد أهل السنة والجماعة” (٢٣١٧)، لللالكائي”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: