Thotë shejh Muhamed Raslani -Allahu e ruajttë-:
Anuluesit dhe shfuqizuesit e Islamit janë shumë dhe prej më të rrezikshmëve janë:
- Ortakëria në adhurimin e Allahut. Kjo ndodh kur i kushton diçka prej adhurimit të tjerëve veç Allahut të Lartësuar.
Ka thënë i Lartësuari:
{إِنَّ اللهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاءُ}
{Vërtet, Allahu nuk e fal mëkatin që t’i shoqërojnë të tjerë në adhurim, ndërsa përveç këtij mëkati ia fal çdo gjë tjetër kujt të dëshirojë} [en-Nisa: 48]
- Prej anuluesve është të vendosësh mes teje dhe Allahut ndërmjetës duke iu lutur atyre dhe duke u kërkuar ndërmjetësim (shefat), duke u mbështetetur tek ata dhe duke u kërkuar ndihmë gjatë vështirësive.
Ka thënë i Lartësuari duke përmendur mushrikinët, të cilët merrnin ndërmjetësues në mes tyre dhe Allahut:
{مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللهِ زُلْفَى}
{(Ata thonin:) Nuk i adhurojmë ata vetëm se që të na afrojnë sa më afër tek Allahu} [ez-Zumer: 3]
- Prej anuluesve të Islamit është kur ti nuk e bën kafir atë person të cilit i është vërtetuar mosbesimi me argumente nga Kur’ani dhe Sunneti, apo kur dyshon në mosbesimin e tij, apo e bën të saktë rrugën e tij (mohuese) me të cilën ai kundërshton fenë madhështore Islame.
- Prej anuluesve është besimi se ka një fe më të mirë sesa Feja Islame, apo sheriat më të mirë sesa sheriati islam, apo udhëzim më të mirë sesa udhëzimi i Profetit ﷺ, apo gjykim më të mirë sesa gjykimi i tij.
- Prej anuluesve është urrejtja e ndonjë gjëje prej fesë së Allahut (xhel-le ue ala), gjë e cila të jetë e vërtetuar me siguri argumentuese në Kur’an dhe Sunnet. Këtë e themi për shkak të Fjalës së Tij:
{ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَرِهُوا مَا أَنزَلَ اللهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ}
{Kjo sepse ata e urryen atë që e zbriti Allahu dhe punët e tyre u asgjesuan} [Muhamed: 9]
- Prej anuluesve të Islamit është tallja me diçka që është prej fesë ose përqeshja ndaj saj:
Për shkak të Fjalës së Lartësuarit:
قُلْ أَبِاللهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ
{Thuaj (o Muhamed ﷺ ): A me Allahun, ajetet dhe të dërguarin e Tij po talleshit?! Mos u shfajësoni, ju mohuat pasi patët besuar!} [et-Teubeh: 66]
- Prej anuluesve është ndihma dhe përkrahja e mushrikëve kundër muslimanëve dhe dashuria ndaj tyre me zemër.
Ka thënë i Lartësuari:
{وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ}
{Kush i miqëson ata prej jush, atëherë ai është prej tyre} [el-Maideh: 51].
- Prej anuluesve të Islamit është besimi se dikujt prej njerëzve i lejohet të dalë nga sheriati i Profetit (sal-l’Allahu alejhi ue sel-lem) dhe i lejohet atij të zgjedhë tjetër sheriat përveç tij, apo besimi se kanë rënë prej tij detyrimet fetare dhe i lejohen atij gjërat e ndaluara bashkë me lënien e detyrimeve.
- Prej anuluesve të Islamit është kthimi i shpinës ndaj fesë së Allahut të Lartësuar; nuk e mëson dhe as punon me të, nuk u përmbahet urdhëresave dhe ndalesave të saj, nuk gëzohet me triumfin e Islamit dhe muslimanëve dhe as nuk pikëllohet për humbjen e tyre.
Ka thënë i Lartësuari:
{وَالَّذِينَ كَفَرُوا عَمَّا أُنذِرُوا مُعْرِضُونَ}
{Ata të cilët mohuan, ia kthyen shpinën asaj për të cilën u paralajmëruan} [el-Ahkhaf: 3]
- Prej anuluesve të Islamit është lejimi i diçkaje prej asaj që Allahu i Lartësuar e ka ndaluar apo mohimi i një çështjeje që është e njohur në fe domosdoshmërisht (dihet qartë që është pjesë e Islamit), si psh ai që e lejon praktikimin e magjisë apo pirjen e alkoolit, lejon zinanë, lejon martesën me të afërmet me të cilat ndalohet martesa me to, apo ai që mohon obligueshmërinë e Namazit, Zekatit, Agjerimit të Ramazanit, Haxhit e të tjera…
Përktheu: Abdur-Rahman Mema