Loading

{ولا تموتون إلا وأنتم مسلمون} [ آل عمران: ١٠٢]

{Dhe mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë} [el Imrān: 102]

Ka thënë shejkh Sālih el-Feuzān -Allahu e ruajttë-:

Ky është urdhër prej Allahut subhanehu ue te’ala që besimtari të mos vdesë ndryshe vetëm se duke qenë musliman, i kapur fort pas fesë së tij.

A e ka njeriu në dorë që të vdesë musliman, apo kjo është në Dorën e Allahut subhanehu ue te’ala?

Kjo është në Dorën e Allahut subhanehu ue te’ala; mirëpo kuptimi i Fjalës së Tij:

{ولا تموتون إلا وأنتم مسلمون}

{Dhe mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë}

Dmth: bëhuni të qëndrueshëm në besim dhe Islam! Ai që bëhet i qëndrueshëm në besim dhe Islam, një njeri i tillë ka bërë shkakun që Allahu xhel’le ue ‘ala t’ia bëjë përfundimin e mirë; sepse ai që jeton në një gjë e mbyll jetën në atë gjë.

Kjo e nxit njeriun që të kapet fort pas fesë së tij dhe të bëj durim në të, që të mos i vijë vdekja duke qenë me gjynahe dhe e mbyll jetën me një përfundim të keq, kush jeton në një gjë e mbyll jetën në atë gjë.

Kush jeton në bindjen ndaj Allahut dhe me dashurinë për Të dhe për të Dërguarin e Tij, ai në të vërtetë ka bërë shkakun për një përfundim të mirë.

Ndërsa ai që kryen gjynahe dhe shkelje sheriatike, atëherë ai vërtet ka bërë shkakun për një përfundim të keq, kështu që njeriu duhet të ketë kujdes nga kjo!

📚 محاضرات في العقيدة والدعوة” (١٥٨/١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: