Loading

Pyetje: Si në këtë kohë çdo vit shtohen llojet e ëmbëlsirave, tortave e të ngjashmeve me to, madje shkruhet mbi disa prej tyre: “çdo vit qofshi mirë!”; ndoshta vizatojnë edhe kryqin. A i lejohet pronarëve të furrave që ta bëjnë këtë? Flas duke ditur se kjo është stina e fitimeve për ta. Nëse gjykimi është për ndalesën, ju lutem që t’u drejtoheni atyre me një këshillim; po ashtu edhe pronarëve të kancelarive, sepse ata sjellin kartolina ku shkruhen shprehje të tilla.

Dijetari i madh Muhamed ibnu Sālih el-Ùthejmin rahimehullah u përgjigj:

Pasha Allahun, kjo me të vërtetë është e ndaluar! Mund ta çojë në dalje nga feja përhapësin e gjithë kësaj! Kjo sepse përhapja e urimit me festën e jobesimtarëve domethënë të jesh i kënaqur me rregullat dhe fenë e tyre; dhe të kënaqurit me mosbesimin është mosbesim!

Ibnul Kajjimi rahimehullah ka theksuar në librin e tij “Ahkamu ehlidh dhimmeh” se nuk lejohet shfaqja e asnjë riti fetar prej riteve fetare që mosbesimtarët kryejnë në festat e tyre.

Larg prej të metave është Allahu! I urojmë njerëzit me festën e mosbesimtarëve, me festën e atyre që nuk besojnë as tek Allahu, as tek Dita e Fundit! Me festën e kujt urojmë?! Me festën e të krishterëve! Atyre që nëpërkëmbën nderin e muslimanëve, ua bënë të lejuar gjakun dhe pushtuan vendet e tyre! Nëse ata do të kishin mundësi, do t’i jepnin fund Islamit njeherë e mirë.
Si mundet t’i urojmë këta me festën e tyre?! Pasha Allahun, nëse do të ishte festë atdhetare e jo fetare, nuk e meritojnë që të urohen për të!

Lëre pastaj kur bëhet fjalë për festë fetare, festë e cila përmban prej ritualeve të fesë së tyre! Të jesh i kënaqur me ritualet fetare të mosbesimit është mosbesim, sepse të kënaqurit me mosbesimin është rrezik për zemrat, rrezik se mos zemra devijon! Allahu na ruajttë! E më pas njeriu nuk e bën dot dallimin në mes armikut të Allahut dhe mikut të Tij.

Ne betohemi për Allahun me atë që ka thënë Allahu azze ue xhel’le se çdo jobesimtar është armik i Allahut dhe çdo jobesimtar është armik i yni! Këtë e vërtetojmë me tekst nga Kur’ani:

{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَا}

{O ju të cilët keni besuar, mos i merrni armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj për miq!}

E si vallë mund të gëzohemi me festat e atyre për të cilët Allahu dëshmoi se i ka armiq dhe për të cilët edhe ne dëshmojmë që i kemi armiq?!

Si vallë i përhapim ato më mesin të vegjëlve, fëmijëve, bijave dhe grave tona?!

Mirëpo -subhan Allahi el-Adhim- vdekja e zemrave, prishja e personalitetit dhe nënshtrimi i njerëzve ndaj atij që është më i fortë, ka bërë që këto gjëra të depërtojnë me lehtësi te vetet tona!

Unë mendoj se kjo është e ndaluar (haram) dhe se është detyrë mbi ne bojkoti i këtyre furrave të cila veprojnë në mënyrën siç përmendi pyetësi; po ashtu, është detyrë mbi pronarët e kancelarive që të mos i shesin kartolinat që përmbajnë urimin me festën e mosbesimit. Kjo gjë as kënaq Allahun, as do kënaqte të Dërguarin dhe as kënaq besimtarët!

http://binothaimeen.net/content/698

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: