Loading

Al-lameh Zejd ibnu Muhammed el-Medkhalij rahimehullah:

Kujto se çfarë do ketë pas vdekjes prej sprovës së varreve, sprovë e cila konsiston në pyetjet prej dy engjëjve, Munkerit dhe Nekirit, drejtuar çdo të vdekuri, qoftë ai i  varrosur në varreza, i shqyer nga egërsirat, i ngrënë nga zogjtë apo me kufomë të shpërndarë nëpër gjirize dhe dete nga erërat: patjetër që do të pyetet rreth Zotit të tij, rreth fesë së tij dhe rreth të Dërguarit të tij!

Ndaj përgatit o vëllai im përgjigje për pyetjet dhe bëji llogaritë për këtë sprovë, sepse nuk ka shpëtim prej saj!

Thotë Allahu:

{يُثَبِّتُ اللهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۖ وَيُضِلُّ اللهُ الظَّالِمِينَ}

{Allahu i forcon me fjalën e qëndrueshme ata që besuan, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër, ndërsa keqbërësit All-llahu i shpie në humbje!}

📚 “التعليق المتين على كتاب السنة وأصول الدين” ( ١٠٧)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: