Ka thënë el-al’lameh esh-Sheukanij -Allahu e mëshiroftë-:
Dije se gjykimi ndaj një muslimani me nxjerrjen e tij nga feja Islame dhe futjen e tij në kufër nuk duhet që një musliman që beson Allahun dhe Ditën e Fundit të nxitohet për ta lëshuar këtë gjykim vetëm se me një argument më të qartë sesa dielli i ditës, është vërtetuar në hadithe të sakta të transmetuara nga një grup sahabësh:
“Se kush i thotë vëllait të tij: o qafir! Ajo i kthehehet njërit nga të dyve”
Kështu ka ardhur në hadith sahih dhe në një artikulim tjetër në dy sahihet dhe jo vetëm:
“Kush e akuzon një person me kufër apo i thotë: o armik i Allahut dhe ai nuk është i tillë, vetëm se do t’i kthehet atij”
Në një artikulim tjetër në hadith sahih:
“Njëri nga të dy ka bërë kufër”
Në këto hadithe dhe ato që kanë ardhur me këtë kuptim janë pengesa dhe këshilla më e madhe ndaj nxitimit në lidhje me tekfirin.
📚 السيل الجرار” (4 /578)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema