Loading

Shejkh AbdulKadir El Xhunejd

Festimi i “Halloween”-it është prej ndalesave më të rënda, veprave më të shëmtuara dhe mëkateve më të mëdha!!!

1. Origjina e festës së Halloween-it kthehet në rrënjë fetare, idhujtare (pagane) dhe të krishtera.

2. Priftërinjtë e të krishterëve janë të parët që e themeluan këtë festë në vendet e tyre, para qindra vitesh.

3. Ndër më të rrezikshmet në të është se themelimi i saj bazohet në një besim jobesimtar (besim kufri), besimin se shpirtrat e të vdekurve mund të ndikojnë te njerëzit, me do­bi apo dëm!!!

4. Për këtë arsye, ata gjatë Halloween-it përpiqen, me rituale dhe zakone të ndryshme, “të largojnë”  dëmin dhe të keqen e shpirtrave të të vdekurve.

5. E quajnë këtë festë edhe “festa e tmerrit” ose “festa e frikës”, sepse sipas tyre këta shpirtra janë burim frike. Dhe ata kanë tmerr të madh prej tyre.

6. Gjithashtu, Halloween-i quhet edhe “festa e djallit”, sepse djalli është koka e së keqes dhe udhëheqësi i shpirtrave të këqij e të ndyrë.

7. Gjatë Halloween-it, ata e mbushin festën me imazhe të shpirtrave të këqij dhe të frikshëm (sipas tyre), skelete të tmerrshme, maska që trembin dhe vizatime apo figura që pretendojnë se përfaqësojnë djajtë.

8. Stina e Halloween-it është prej stinëve më të leverdisshme për tregtarët e magjisë dhe fallit, për rritjen e interesit ndaj tyre dhe për kontaktet me ta apo me kanalet që i promovojnë.

9. Së fundmi, ata e kanë shtuar këtë festë me shfaqje gëzimi dhe argëtimi për popujt e tyre dhe të tjerë, me fishekzjarre, dhurata, valle, këngë, filma, seriale, gara, zbritje në çmime e të tjera të ngjashme; me qëllim që ta ruajnë dhe ta vazhdojnë këtë festë; të përfitojnë prej saj fetarisht, ekonomikisht, politikisht, për famë dhe ndikim ndër njerëz; të tërheqin edhe të tjerët, që ta festojnë si ta, sidomos myslimanët!!!

✍️ AbdulKadir El-Xhunejd

Përktheu: AbduRahman Mema

Shpërndaje: