Loading

Thotë el-al’lameh Ibnu Uthejmin -rahimehullah-:

Është e njohur që nëse njeriu dyshon në çështje të cilat duhet të jetë i bindur; atëherë ai nuk e ka kryer detyrën, besimin në Allah, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe Kaderin, i miri dhe i keqi -besimi në këto- duhet të jetë me bindje; nëse njeriu dyshon në diçka prej tyre, atëherë ai është jobesimtar.

Jomuslimanët u fusin muslimanëve dyshime, saqë disa liderë të tyre e kanë thënë hapur: mos u mundoni ta nxirrni muslimanin nga feja e tij për në fenë e të krishterëve, por ju mjafton që t’i fusni dyshime në fenë e tij; sepse nëse i fusni dyshime ja keni prishur fenë dhe kjo mjafton, ju nxirreni nga kjo parajsë ku ka dominim, lavdi dhe dinjitet dhe mjafton.

Për të mundoheni që ta fusni në fenë e të krishterëve -që është e ndërtuar mbi devijim dhe humbje- atëherë kjo nuk është e mundur.

Sepse të Krishterët janë të humbur, ashtu siç ka ardhur në hadithin nga Pejgamberi ﷺ. Edhe pse feja e Mesihut -alejhis selaam- ishte fe e vërtetë, porse ishte fe e vërtetë në kohën e saj para se anulohet me shpalljen e Pejgamberit ﷺ, me të vërtetë udhëzimi dhe e vërteta është tek ajo që erdhi me të Pejgamberi ﷺ.

📚 “شرح رياض الصالحين” للشيخ ابن عثيمين (١ /٢٢-٢٣)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: