Loading

Ka thënë Muhamed ibnu Nasër el-Meruezij-ju në librin e tij:

Zindikët dhe një grup prej rafidave e keqinterpretuan çështjen e shpirtit të Ademit, ashtu sikurse e keqinterpretuan të krishterët çështjen e shpirtit të Isës dhe ashtu sikurse e keqinterpretuan disa të tjerë se shpirti u shkëput prej Allahut dhe kaloi te njeriu.

Një grup prej të krishterëve e adhuruan Isën dhe Merjemen, sepse Isai sipas tyre ishte shpirt prej Allahut që kaloi te Merjemja dhe se ai nuk është i krijuar sipas tyre.

Një grup prej zindikëve dhe një grup prej rafidave thanë: se shpirti nuk është i krijuar dhe e keqinterpretuan Fjalën e të Lartësuarit:

{وَنَفَخْتُ فِيهِ مِنْ رُوحِي}

{dhe t’i fryj prej shpirtit Tim} [el-Hixhër: 29]

Dhe Fjala e Tij:

{ثُمَّ سَوَّاهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِنْ رُوحِهِ}

{Më pas e formoi atë dhe i fryu prej shpirtit të Tij} [es-Sexhdeh: 9]

Ata pretenduan se shpirti i Ademit nuk është i krijuar, ashtu siç e keqinterpretuan ata që thanë: drita është prej Zotit, e pakrijuar…

Nuk ka mospajtim në mesin e muslimanëve se shpirtrat të cilat ishin tek Ademi, te bijtë e tij, tek Isai dhe jo vetëm prej bijve të Ademit, të gjitha janë të krijuara nga Allahu, Ai i krijoi ato dhe më pas ia shtoi⁽¹⁾ Vetes së Tij, ashtu siç ia shtoi Vetes së Tij pjesën tjetër të Krijesave të Tij.

Ka thënë i Lartësuari:

{وَسَخَّرَ لَكُمْ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا مِنْهُ}

{Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij} [el-Xhāthijeh: 13]

Mbaroi fjala e imam el-Meruezit -Allahu e mëshiroftë-

📚 الروح” (٤٢٤/٢)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


⁽¹⁾ Sh.p.: Ashtu sikurse ia shtoi Vetes së Tij: Shtëpia e Allahut, deveja e Allahut etj….

Shpërndaje: