Loading

Al-lameh Dr. Salih ibnu Feuzan ibnu Abdullah el-Feuzan hafidhahullah:

Muslimani që ka mësuar diçka prej dijes nuk e ka të lejuar që të heshtë ndërkohë që i sheh njerëzit në nevojë për të.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për dijen e Teuhidit dhe të Akides, sepse nëse aty hesht, ka lënë një detyrim të madh!

Dhe njeriu nuk duhet të thotë siç thonë disa injorantë apo dembelë: unë kam punë vetëm me veten time, nuk kam punë me njerëzit.

Po, së pari ke punë me veten tënde, pastaj duhet të thërrasësh njërëzit në fenë e Allahut azze ue xhel’le. E nëse e kufizon vetëm te vetvetja, atëherë ke lënë një detyrim të madh dhe do merresh në llogari për të Ditën e Kijametit!

Kështu e bën veten shkak për Zemërimin e Allahut azze ue xhel’le sepse ke lënë atë që Allahu ta ka obliguar në lidhje me davetin për tek Ai azze ue xhel’le.

📚 “إعانة المستفيد بشرح كتاب التوحيد” (صــ١٠٠ــــ)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: