Loading

Shejkh AbdulAziz Er-Raxhhi:

Mëshira është dyllojëshe:

  1. Mëshira e Allahut – Cilësi prej Cilësive të Tij e cila i takon Madhërisë dhe Lartësisë së Tij.
  2. Mëshira e krijuar (e cila nuk konsiderohet Cilësi e Zotit, sepse Cilësitë e Tij nuk janë të krijuara), siç ka ardhur në hadith (në dy hadithet në vijim):

Nga Selman El-Farisiu transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Vërtet, Allahu ka njëqind mëshira. Prej tyre, me një mëshirë krijesat tregojnë mëshirë mes vete, ndërsa nëntëdhjetë e nëntë të tjera i ka lënë për Ditën e Kijametit.”

(E transmeton Muslimi)

Po ashtu, në hadithin tjetër:

“Xheneti dhe Zjarri polemizuan… Allahu i tha Xhenetit (kuptimi shqip i Fjalës së Tij): ‘Ti je mëshira Ime. Me ty do mëshiroj kë të dua…’”

📚 Buhariu: Tefsirul-Kur’an, nr. 4850; Muslimi: Xhenneti dhe përshkrimi i mirësive të tij dhe banorëve të tij, nr. 2847])

Përktheu Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: