Ka thënë esh-shejkh Salih El esh-shejkh -Allahu e ruajttë- në shpjegimin e “Akides Tahauijeh”:
Mendimi i ehlus sunnetit lidhur me shikimin e Allahut në Botën Tjetër, shikimi është e drejtë e banorëve të Xhennetit dhe e besimtarëve në arasat (vendqëndrimin) Ditën e Kijametit.
Shikimi që është për besimtarët do të jetë shikim gëzimi, kënaqësie dhe nderimi.
Ehlus Sunneti është ndarë në tre mendime lidhur me shikimin e Allahut -azze ue xhel’le- në vendqëndrim:
- A është vetëm për besimtarët.
- apo për besimtarët dhe munafikinët (hipokritët)
- apo është për të gjithë njerëzit.
Të gjitha mendimet janë brenda rrethit të ehlus sunnetit -dmth njërin prej mendimeve e ka thënë një palë prej tyre-
Ashtu siç ka thënë el-imam Takijjud-din ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë-:
“Me të vërtetë mospërputhja e mendimeve lidhur me këtë mesele -dmth a do ta shohin jobesimtarët Zotin e Tyre Ditën e Kijametit apo nuk do ta shohin? A do ta shohin Atë munafikinët apo nuk do ta shohin?- nuk duhet të jetë prej çështjeve që të shtohen mosmarrëveshjet, përkundrazi çështja lidhur me të është e fshehtë”, ky ishte teksti i frazës së tij.
Medh’hebet lidhur me këtë, siç jua përmenda janë tre:
- Shumica e ehlus Sunnetit dhe Hadithit kanë mendimin se shikimi do të jetë për besimtarët në arasatet (vendqëndrimet) e Kijametit.
- Ka thënë një palë tjetër: se do të jetë për besimtarët dhe munafikinët, ai që e ka pasur këtë mendim është ibnu Khuzejmeh, ashtu siç e ka theksuar në “Kitabut Teuhid”.
- Mendimi i tretë: Se shikimi do të jetë për të gjithë, për besimtarët, munafikinët dhe jobesimtarët.
Dhe ata janë argumentuar për këtë se jobesimtarët do të jenë të privuar nga shikimi:
{كَلَّاۤ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ یَوۡمَئذࣲ لَّمَحۡجُوبُونَ}
{Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre}
Thanë: privimi nga shikimi i Tij atë ditë tregon se ata përpara kësaj nuk ka qenë të privuar ; sepse fjala është në lidhje me Botën Tjetër, ama në dunja të gjithë janë të privuar nga shikimi i Zotit -azze ue xhel’le-.
Dhe mbetet për të shpjeguar se shikimi i Zotit -azze ue xhel’le- është dy llojesh:
1- Lloji i parë: Shikim nderimi, kënaqësie, mirësie dhe gëzimi, kjo është për besimtarët në Xhennet dhe në arasatet e Kijametit dhe ai (shikimi) është qetësim për ta.
2- Lloji i dytë: shikim i llogarisë, vendimit dhe njohjes, mund të thuhet se kjo është për qëllim në hadithin e munafikinëve, sipas asaj që është vërtetuar në Sahih:
«Allahu -azze ue xhel’le- vjen tek ummeti dhe në mesin e tyre ka munafikë, më pas u vjen me një pamje tjetër nga ajo që e kanë parë, më pas i urdhëron ata të bien në sexhde por ata nuk bien në sexhde, dhe thonë: ne do jemi këtu derisa të vij Zoti ynë, pas kësaj Zoti e zbulon Kërcirin, ata e njohin Atë dhe besimtarët bien në sexhde dhe mbeten ata që nuk ishin të sinqertë në dunja, dëshiron të bie në sexhde mirëpo shpina u kthehet e ngrirë si një vertebër e vetme.»
Kjo tregon se ky shikim është shikim njohës dhe llogarie dhe për këtë lloj të shikimit nuk ka pse të ketë mospajtime në lidhje me të sepse hadithi tregon për këtë.
Atëherë shikimi që ne themi se kanë konsensus ehlus sunneti është për besimtarët dhe ai është shikim mirësie, kënaqësie dhe në mesin e tyre shikimi njohës.
Sa i takon shikimit të Allahut -azze ue xhel’le- për njohje dhe llogari, këtë të gjithë do ta shohin Atë, në varësi të gjendjes së tij dhe Allahu e di mënyrën se si dhe shpjegimin e tij.
Sa i takon jobesimtarëve, shumica e njerëzve të dijes përveç një pakice kanë thënë: se jobesimtari nuk do ta shohë Allahun -azze ue xhel’le- as shikim njohës dhe as shikim kënaqësie që është më parësor, sepse jobesimtari është për t’u dënuar dhe ndëshkuar.
📚 شرح العقيدة الطحاوية” (١٣٥/١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema