Ka thënë Ebul Hasen el-Esh’arij (v. 324 H)
-rahimehullah- nëse të thotë pyetësi:
Çfarë mendoni për “el-Istiua”?
I themi: Me të vërtetë Allahu është i ngritur mbi Arsh, ashtu siç Ai ka thënë:
{الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى}
{Mëshiruesi u ngrit mbi Arsh} [Taha: 5]
Dhe Ai -azze ue xhel’le- ka thënë:
{إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّب}
{Tek Ai ngrihet fjala e mirë} [Fatir: 10]
Dhe Ai -azze ue xhel’le- ka thënë:
{بَلْ رَفَعَهُ اللَّهُ إِلَيْهِ}
{Por Allahu e ngriti atë pranë Tij} [en-Nisa: 158]
Dhe Ai -azze ue xhel’le- ka thënë:
{أَأَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ}
{A u siguruat prej Atij që është mbi qiej që të mos ju fashitet toka} [el-Mulk: 16]
Ndërsa Arshi është sipër qiejve, çdo gjë që është sipër quhet qiell, ndërsa Arshi është më i larti i qiejve”.
📚 الإبانة عن أصول الديانة (ص ٥٥)، ط. محب الدين الخطيب
Përktheu: Abdur-Rahman Mema