Loading

Ka pasur në lidhje me këtë tre mendime:

Mendimi i parë: se do të pyetet me gjuhën Sirjanijeh.

E ka përmendur këtë el-Bulkinī – siç e ka përcjellë atë prej tij nxënësi i tij es-Sujutij në broshurën e tij “Sherhus Sudur fij Ehualil meute uel Kubur” dhe nuk ka përmendur në të asnjë argument që të mbështetesh në të.

Mendimi i dytë: do të pyetet në gjuhën arabe.

E ka theksuar këtë Hafizi ibnu Haxher -rahimehullah-: mundet argumentimi për të me atë që duket prej haditheve të përcjella, ato kanë përshkruar atë që ndodh në “berzah” në gjuhën arabe dhe nuk ka ndonjë pengesë që ato gjëra të jenë reale.

Allahu i mundëson të gjithëve atyre që do të sprovohen në varret e tyre kuptimin e kësaj gjuhe dhe përgjigjjen me atë gjuhë.

Thotë ibnu Haxher -rahimehullah-: Sa i takon pyetjes së dy engjëjve, ajo që kuptohet prej hadithit sahih është se ajo do të jetë në gjuhën arabe; sepse në të përmendet se ata të dy i thonë atij: “Çfarë është ajo që di rreth këtij burri” deri në fund të hadithit, mundet që ata t’i drejtohen gjithësecilit me gjuhën e tij”.

Mbaroi fjala e tij.

📚 “الإمتاع بالأربعين المتباينة السماع” (ص ١٢٢)

Mendimi i tretë: do të pyeten me gjuhën që kuptojnë.

Ashtu siç dhe parapriu nga fjala ibnu Haxherit -rahimehullah-

Këtë fetva e ka lëshuar edhe Komisioni i Përhershëm dhe shejkh Uthejmi -Allahu i mëshiroftë-

Ka ardhur në “Feteua el-Lexhnetid Daaimeh” (3/450):

“Kur njeriu vdes dhe varroset i vinë atij dy engjëj dhe e pyesin për Zotin e tij, të Dërguarin e tij dhe për fenë e tij në gjuhën që ai kupton”.

Ka thënë esh-shejkh ibnu Uthejmin -rahimehullah-:

Kanë thënë disa dijetarë: do të pyetet në gjuhën Sirjanijeh, SubhanAllah! Sirjanijah është gjuha e të krishterëve -ajo që kuptohet dhe Allahu e di më së miri, se kjo fjalë është marrë nga të krishterët, që ata të krenohen dhe të thonë: gjuha jonë është gjuha e pyetjes në varr për çdo të vdekur.

Por ajo që kuptohet është se ai do të pyetet me atë gjuhë që ai kupton: Nëse është arab do të pyetet në gjuhën arabe, nëse nuk është arab do të pyetet në gjuhën e tij. Mbaroi fjala e tij -rahimehullah-.

📚 شرح العقيدة السفارينية” (ص ٤٣٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: