Ka thënë shejkh Abdul-Aziz ibnu Bāz rahimehullah:
La ilahe il-la Allah është fjala më e mirë pas Kur’anit. Ajo është fjala më e dashur tek Allahu, ajo është fjala e sinqeritetit, ajo është gjëja e parë për tek e cila ftuan profetët alejhimus salatu ues selām dhe gjëja e parë për tek e cila ftoi Profeti ﷺ kur i tha popullit të tij:
«Thoni: la ilahe il-la Allah që të shpëtoni!»
Ajo është fjala e Teuhidit.
Kuptimi i saj është: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.
📚 نور على الدرب” (1\33-34)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema