Loading

Ka thënë el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:

Kuptimi “Istiuas” së Allahut mbi Arshin e Tij është ngritja e Tij dhe qëndrimi mbi të, ngritje dhe qëndrim ashtu siç i takon Lartësisë dhe Madhështisë së Tij. Ajo (ngritja) është prej Cilësive veprore, për të cilën tregon Kur’ani, Sunneti dhe konsensusi i dijetarëve.

Prej argumenteve të Kur’anit është Fjala e Tij:

{الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى}

{Er-Rahman u ngrit mbi Arsh}

Prej argumenteve të sunnetit, është ajo që ka transmetuar el-Khal’lal në librin e tij “es-Sunneh” me zinxhir të saktë, sipas kushteve të el-Bukharij, nga Katadeh bnul Nu’aman -radij’Allahu anhu- se ka thënë:

E dëgjova të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Kur Allahu e përfundoi krijimin e Tij u ngrit mbi Arsh»

Ka thënë esh-shejkh Abdul-Kadir el-Xhejlanij:

“Ajo (ngritja) është e përmendur në çdo libër që Allahu ua zbriti çdo Pejgamberi”

Ehlus-sunneti ka rënë në konsensus se Allahu i Lartësuar është mbi Arshin e Tij dhe askush prej tyre nuk ka thënë: se Ai nuk është mbi Arsh dhe askush nuk mundet të përcjellë prej tyre se Ai nuk është mbi të.

مجموع فتاوى ورسائل الشيخ” (٤ /٤٠)” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: