Loading

El-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin rahimehullah thotë:

Temthili është besimi i pohuesit se ajo që pohoi prej Cilësive të Allahut të Lartësuar, është identike me cilësitë e krijesave.

Ta’tili është mohimi i asaj që Allahu ka pohuar për Veten e Tij, prej Emrave dhe Cilësive, qoftë me mohim të përgjithshëm, qoftë me të pjesshëm.

Tekjifi është rasti kur pohuesi beson se forma, pamja e Cilësive të Allahut është kështu e ashtu, pa lidhur me të diçka identike.

Tahrifi është ndryshimi i teksteve apo i kuptimeve të tyre në diçka tjetër nga ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë për qëllim, si p.sh kur për ajetin (kuptimi shqip) {Ai u ngrit mbi Arsh} thotë: e sundoi (!!!);  ose kur për (hadithin) «Ai zbret në qiellin e dunjasë» thotë: zbret Urdhri i Tij (!!!).

📚 شرح العقيدة الواسطية

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: