Pyetje drejtuar dijetarit të madh Abdul-Aziz ibnu Bāz -Allahu e mëshiroftë-
Pyetje: më pyeti një vëlla musliman, ku është Allahu?!
I thashë në qiell.
Më tha: cili është mendimi yt në lidhje me Fjalën e Tij:
{كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأرْضَ}
{Kursija e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën}?
Ai përmendi edhe shumë ajete të tjera, pastaj tha: Nëse do të supozonin se Allahu është në qiell atëherë do t’i përcaktonim një kah të caktuar.
Cili është mendimi i shkëlqesisë suaj në lidhje me këtë, dhe a janë këto pyetje prej çështjeve për të cilat jemi ndaluar të pyesim?
Përgjigje: ia ke qëlluar në përgjigjen tënde, kjo përgjigje me të cilën ti u përgjigje është ajo me të cilën u përgjigj Pejgamberi ﷺ se Allahu është në qiell, në lartësi -subhanehu ue te’ala- ashtu siç ka thënë Ai:
{أَأَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ}
{A u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos ju fashit toka kur të dridhet.} [El-Mulk: 16]
{أَمْ أَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ}
{A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!} [El-Mulk: 17]
Ka thënë -Xhel’le ue ‘ala-:
{الرَّحْمَٰنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَىٰ}
{Mëshiruesi që u ngrit mbi Arsh} [Taha: 5]
Ka thënë -subhanehu ue te’ala-:
{إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشَ}
{Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj u ngrit mbi Arsh}
Pra Ai -subhanehu ue te’ala- është mbi Arsh në kah të lartësisë mbi të gjitha krijesat, dhe ky mendim është tek të gjithë njerëzit e dijes prej ehlus sunnetit. Ehlus sunneti uel Xhema’ah -Mëshira e Allahut qoftë mbi ta- janë pajtuar se Allahu është në qiell mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat, larg nga të metat është Ai
Dhe kjo është transmetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, nga sahabët -radij’Allahu anhum- dhe nga pasuesit e tyre, ashtu siç gjendet në Librin e Allahut, Kur’anin. Pejgamberi ﷺ e ka pyetur skllaven me të cilën erdhi i zoti i saj që ta lironte,
Pejgamberi ﷺ i tha asaj: “Ku është Allahu”?
Ajo tha: në qiell,
I tha: “Kush jam unë”?
Ajo i tha: ti je i Dërguari i Allahut.
I tha: “liroje se ajo është besimtare”, e transmetoi Muslimi në Sahihun e tij.
Pra Pejgamberi ﷺ ia pohoi kësaj sllaves këtë përgjigje, të cilën e the ti (i tha asaj: “ku është Allahu”? Tha: në qiell, i tha: “Kush jam unë”? Tha: ti je i Dërguari i Allahut. Tha: “liroje se ajo besimtare”)
Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se besimi i saj që Allahu është në qiell, tregon për sinqeritetin e saj ndaj Allahut dhe Teuhidin e saj (veçimin e Allahut në adhurim) dhe se ajo besonte tek Allahu -subhanehu- dhe në lartësimin e Tij mbi të gjitha krijesat e Tij dhe besonte tek i Dërguari i Tij, saqë tha: ti je i Dërguari i Allahut.
Sa për fjalën e Tij -xhel’le ue ‘ala:
{كُرْسِيُّهُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضَ}
{Kursija i Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën}
Kjo gjë nuk e kundërshton këtë, kursija është sipër qiejve dhe Arshi është sipër kursisë, e ndërsa Allahu është mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat, larg të metave është Ai.
Dhe nuk ka problem në përcaktimin e një kahu i cili është lartësimi, sepse Allahu është në lartësi, kjo që ka thënë ai ngjan me fjalën e disa filozofëve dhe bidaçinjëve, të cilët thonë: nuk është në një kah të caktuar. Dhe kjo fjalë ka nevojë për shtjellim, nëse kanë për qëllim kahun që është i krijuar dhe se Ai i Lartësuari nuk është brenda qiejve dhe as brenda tokës etj… kjo është e vërtetë.
Por nëse kanë për qëllim se Ai nuk është në lartësi, atëherë kjo është fjalë e kotë, dhe është në kundërshtim me atë që tregon Kur’ani dhe në kundërshtim me atë që tregon sunneti i të Dërguarit të Allahut -alejhis salatu ues selām- dhe në kundërshtim me atë që tregon konsensusi i selefëve të ummetit, dijetarët e Islamit janë pajtuar se Allahu është në qiell, mbi Arsh, sipër të gjitha krijesave, dhe kahu në të cilën ai gjendet është kahu i lartësisë dhe ai kah është sipër të gjitha krijesave.
Dhe këto pyetje nuk janë bidat, dhe nuk ka ardhur ndalim për to, madje këto pyetje janë të tilla për të cilat është urdhëruar për t’i bërë, që njerëzit t’i njohin ato, ashtu siç e pyeti Pejgamberi ﷺ skllaven: «Ku është Allahu?» Ndërsa një burrë e pyeti ku është Zoti ynë? Dhe i informoi se Ai është në lartësi, larg të metave është Ai, pra Allahu -subhanehu ue te’ala- është në lartësi në kah të lartësisë, sipër qiejve, Arshit dhe të gjitha krijesave dhe nuk është në tokë, as brenda në tokë dhe as brenda qiejve e ai që thotë se: Ai është në tokë, apo Allahu është në çdo vend, siç janë Xhehmitë, Mu’tezilitë dhe jo vetëm, atëherë një person i tillë është mosbesimtar tek ehlus sunneti uel Xhama’ah; sepse përgënjeshtron Allahun dhe të Dërguarin e Tij në lajmin e Tyre se Allahu -subhanehu ue te’ala- është në qiell sipër Arshit, ne patjetër duhet të besojmë se Allahu është mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat dhe se Ai është në qiell, në lartësi, dhe në qiell dmth në lartësi, dhe fjala qiell ka dy kuptime:.
I pari: qiejt e ngritura dhe thuhet per to qiell.
Dhe i dyti: lartësi, dhe thuhet qiell, pra Allahu -larg të metave është Ai- është në lartësi në kah të lartësisë, mbi të gjitha krijesat dhe nëse është për qëllim qielli i ngritur, kuptimi i saj (në-s) është mbi, mbi qiell, sipër tij, ashtu siç ka thënë Allahu -subhanehu-:
{فَسِيحُوا فِي الْأَرْضِ}
{Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni në tokë}.
Dmth mbi tokë, ashtu siç ka thënë Allahu -azze ue xhel’le- për Faraonin:
{وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ فِي جُذُوعِ النَّخْلِٰ}
{Unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u varë në trungujt e hurmave}
Dmth mbi trungujt e pemëve, pra nuk ka kundërshtim në mes fjalës së atij që thotë: në qiell dhe në mes fjalës së atij që thotë: Ai është në lartësi, sepse me qiellin është për qëllim lartësia, kështu që Allahu është në lartësi, mbi qiejt, mbi të gjitha krijesat, mbi Arsh -subhanehu ue te’ala- dhe ai që thotë “mbi” dmth sipër qiejve të ngritura, nuk ka dyshim se Ai është sipër tyre, mbi Arsh dhe mbi të gjitha krijesat, larg të metave është Ai.
Kështu që ti je mbi akide të shëndoshë, të përgëzoj me mirësi, lavdërimi i takon Allahut që të ka udhëzuar në këtë gjë, dhe mos i kushto vëmendje fjalëve të atyre që bëjnë përngjasime dhe pështjellime ata janë në humbje dhe ti, lavdërimi i takon Allahut bashkë me ata që janë me ty në ketë besim, jeni në të vërtetën në besimin tuaj se Allahu është në qiell, mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat dhe larg të metave është Ai, ndërsa dija e tij është në çdo vend, dhe asgjë nuk i shëmbëllen Atij prej krijesave, në Cilësitë e Tij -subhanehu ue te’ala- dhe Ai nuk ka nevojë për Arshin dhe as për qiejt dhe nuk ka nevojë për asgjë, përkundrazi qiejt kanë nevojë për Të dhe Arshi ka nevojë për Të, Ai e ngriti Arshin, Kursinë dhe qiejt dhe Ai -subhanehu ue te’ala- i mban ato, ashtu siç Ai ka thënë:
{وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ تَقُومَ السَّمَاءُ وَالْأَرْضُ بِأَمْرِهِ} [الروم: ٢٥]
{Nga argumentet e Tij është që me urdhërin e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka} [er-Rum: 25]
{إِنَّ اللَّهَ يُمْسِكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ أَنْ تَزُولَا ۚ } [فاطر: ٤١]
{Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken}
Allahu është Ai i Cili i mban qiejt, Arshin, i mban të gjitha këto krijesa, nëse nuk do ishte mbajtja e Tij dhe ngritja e Tij për to, do të përplaseshin me njëra tjetrën, porse Ai i ngriti dhe mbajti derisa të vijë Dita e Kiametit, nëse vjen ajo Ditë, atëherë marrin një trajtë tjetër, dhe Ai mbi çdo është i Aftë dhe mbi çdo gjë është i Gjithëdijshëm, Ai është i Lartësuari mbi të gjitha krijesat dhe të gjitha Cilësitë dhe Emrat e Tij janë më të përsosurat.
Dhe ajo që bie detyrë mbi njerëzit e dijes dhe besimit është që ta cilësojnë Allahun -subhanehu- me atë që e ka cilësuar Veten e Tij, dhe me atë që e ka cilësuar i Dërguari i Tij -alejhis salatu ues selaam- duke mos i deformuar, as shtrembëruar, as duke thënë si, dhe as duke e shëmbëllyer, por duke pasur besimin se Atij-subhanehu- asgjë nuk i shëmbëllen dhe Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.
📚 فتاوى نور على الدرب” جمعه د. الشويعر (١ /١٢٦-١٣٠)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema