Loading

Ka thënë ibnu Abbas -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-, Katadeh dhe ibnu Xhurejxh -Allahu i mëshiroftë-:

Kur zbriti ajeti:

{وَرَحۡمَتِی وَسِعَتۡ كُلَّ شَیۡءࣲۚ }

{Dhe Mëshira Ime përshin çdo gjë}

Iblisi tha: edhe unë futem te (çdo gjë)

Allahu zbriti:

{ فَسَأَكۡتُبُهَا لِلَّذِینَ یَتَّقُونَ وَیُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلَّذِینَ هُم بِـَٔایَـٰتِنَا یُؤۡمِنُونَ}

{Atë do t’ua jap atyre që janë të devotshëm, që e japin zekatin dhe atyre që u besojnë shpalljeve Tona}

Jehudët dhe të krishterët thanë: edhe ne jemi të devotshëm dhe e japim Zekatin!

Allahu zbriti:

{ ٱلَّذِینَ یَتَّبِعُونَ ٱلرَّسُولَ ٱلنَّبِیَّ ٱلۡأُمِّیَّ}

{dhe ata që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin (Muhamed ﷺ) që nuk di shkrim e lexim}

Allahu e hoqi mëshirën për iblisin, jehudët dhe të krishterët dhe ia dha ummetit të Muhamedit ﷺ.

📚 “Tefsir et-Tabarī” (13/157)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: