Loading

Transmeton imami i Ehlus-sunnetit Ahmed bnu Hanbel -rahimehullah- nga Se’id bnu Xhubejr -rahimehullah- se ka thënë:

Vdiq ibnu Abbãsi -radij’Allahu anhuma- në Taif dhe prezantova në Xhenazen e tij, erdhi një zog që nuk ishte parë ndonjëherë një krijesë e tillë dhe u fut te tezga e tij, pastaj nuk e pamë të dilte prej saj. Kur u varros, buzë varrit të tij u lexua ky ajet dhe nuk u pa se kush po e lexonte:

{ یَـٰۤأَیَّتُهَا ٱلنَّفۡسُ ٱلۡمُطۡمَىِٕنَّةُ (27) ٱرۡجِعِیۤ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِیَةࣰ مَّرۡضِیَّةࣰ (28) فَٱدۡخُلِی فِی عِبَـٰدِی (29) وَٱدۡخُلِی جَنَّتِی (30)}

{O ti shpirt i qetësuar! Kthehu tek Zoti yt, ti i kënaqur me Të dhe Ai i Kënaqur me ty. Bashkohu me robërit e Mi. Dhe hyr në Xhennetin Tim} [el-Fajr: 27-30]

      Tha Meruan: Isma’il bnu Alij dhe Isa bnu Alij thanë: se ai ishte zog i bardhë.

      📚 أخرج الإمام أحمد في “فضائل الصحابة” (٢ /٩٦٢ /١٨٧٩)


      • Ka thënë el-Hejthemij në librin “Mexhma’uz Zeuaid” (9/285): e transmetoi et-Tabaranij dhe transmetuesit e tij janë transmetues të el-Bukharij & Muslim.

      Përktheu: Abdur-Rahman Mema

      Shpërndaje: