Ka thënë el-imam et-Tahāuij në akiden e tij:
“i quajmë ithtarët e kibles sonë muslimanë, mu’mininë (besimtarë).”
Ka thënë shejkhu i nderuar Salih ibnu Feuzan el-Feuzan në shpjegimin e fjalës së tij:
Kjo është prej akides, se ai që thotë dy dëshmitë, i përmbahet atyre, atëherë ky është musliman, edhe nëse dalin prej tij disa gjynahe, edhe nëse janë prej të mëdhave, përderisa nuk janë shirk, ai është musliman me Islam dhe besim të mangët, i prishur, nuk gjykohet ndaj tij me mosbesim nëse gjynahet janë përveç shirkut, kjo është akidjah e ehlus sunnetit dhe xhematit, ata nuk bëjnë tekfir për shkak të gjynaheve, përveç shirkut, porse për shkak të tyre besimi dobësohet dhe autori i tyre për shkak të tyre bën fisk të vogël që nuk të nxjerr prej fesë.
Në kundërshtim me khauarixhët, të cilët bëjnë tekfir për shkak të gjynaheve të mëdha dhe për shkak të tyre i nxjerrin njerëzit prej fesë dhe e bëjnë autorin e tyre përgjithmonë në Zjarr.
Dhe në kundërshtim me mu’tezilitë, të cilët e nxjerrin prej Islamit autorin e gjynaheve të mëdha, porse nuk e fusin në rangun e kufrit dhe thonë: ai është në një vend në mes dy vendeve, mirëpo nëse vdesin me gjynah të madh, atëherë mu’tezilitë janë si khauarixhët në lidhje me gjykimin ndaj tyre.
Dhe në kundërshtim me besimin e murxhiave, të cilët thonë: kur ke besim kjo nuk e dëmton atë, kush beson tek Allahu -azze ue xhel-le- atëherë ai është besimtar, edhe nëse bën çfarë të dëshirojë, edhe nëse i lë të gjitha shtyllat e Islamit, tek ata ai nuk është qafir!
E rëndësishme tek ata është pohimi dhe besimi, ama veprat, as nuk e shtojnë besimin as nuk e pakësojnë dhe ato nuk janë prej tij, ai është besimtar me besim të plotë përderisa është pohues.
Ky është medh’hebi i murxhiave dhe ai është medh’heb i humbur.
Ata me khauarixhët janë në dy pole të kundërta, njëra palë u treguan të ashpër dhe ata janë khauarixhët dhe pala tjetër të butë dhe thanë: vërtet, këto gjynahe nuk të dëmtojnë dhe ata që thonë këtë janë murxhiat.
Ndërsa ehlus sunneti dhe xhemati u treguan të mesëm dhe medh’hebi i tyre është marrë nga Kur’ani dhe Sunneti dhe ai është drejtësia dhe ai bën bashkimin në mes argumenteve.
Sa u takon khavarixhëve dhe mu’tezilive, ata morën tekstet e kërcënimit dhe lanë tekstet e premtimit.
Dhe sa i takon murxhive, ata morën tekstet e premtimit dhe lanë ato të kërcënimit.
Ndërsa ehlus sunneti dhe xhemati i morën tekstet e premtimit dhe të kërcënimit dhe bënë bashkimin në mes tyre dhe kjo është e vërteta.
{Dhe të thelluarit në dije thonë: ne besuan atë (Kur’anin), i gjithë është prej Zotit tonë} [El Imran: 7]
E kthejnë këtë tek ajo dhe nuk marrin vetëm një pjesë dhe lënë pjesën tjetër, ashtu siç është medh’hebi i ithtarëve të devijimit {ata që në zemrat e tyre kanë devijim ndjekin atë që nuk është qartë prej tij} [El Imran: 7]
Marrin atë që është e paqartë dhe lënë atë që është e qartë.
Fjala e autorit: “muslimanë, mu’mininë” nuk është në mënyrë absolute; sepse ata mund të jenë të mangët në Islam dhe iman (besim) dhe të kërcënuar prej Allahut -azze ue xhel-le-.
📚 [التعليقات المختصرة على متن العقيدة الطحاوية]
Përktheu: Abdur-Rahman Mema