Loading

Transmetohet nga Abdullah ibnu Mes’ud radijAllahu anhu se ka thënë:

E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

Me të vërtetë, njerëzit më të këqinj janë ata që do t’i arrijë Ora (Kijameti) duke qenë ende gjallë! Dhe ata që i marrin varret për vend faljeje.

📚 Transmetoi imam Ahmed në “Musnedin” e tij (3844)

✔️ Shejkh Ahmed Shakir e ka vlerësuar zinxhir sahih, në verifikimin e tij të “musned Ahmed” (6/90), shejkh el-Albanij e ka vlerësuar hasen në “Ahkhamul Xhenaiz” (fq. 278) dhe shejkh Mukbil e ka vlerësuar “hasen” në “es-Sahihul Musned” (832).

Ka thënë Profeti alejhis salatu uesselam: «Ruhuni nga ata (devijimet e atyre) që kanë qenë përpara jush dhe i merrnin varret e Profetëve të tyre dhe njerëzve të devotshëm për vende adhurimi! Ju nuk duhet t’i merrni varret për xhami! Unë ju ndaloj nga kjo gjë!»

📚 Muslimi.

Në Sahihu Muslim, nga Xhabir ibnu Abdil-lah radij’Allahu anhuma është vërtetuar në lidhje me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

«Ndaloi patinimin me allçi të varreve, uljen mbi to dhe ndërtimin sipër tyre.»

Shejkh Albani rahimehullah duke përmendur vendet ku ndalohet namazi (këtu kemi shkëputur vetëm dy pika nga fjala e tij):

1) Në varrezë. Varreza është një vend ku është varrosur qoftë edhe një njeri i vetëm.

Argument është hadithi:

Mallkimi i Allahut qoftë mbi jehudët dhe të krishterët! Ata i bënë varret e pejgamberëve të tyre vende adhurimi!

📚 Buhariu dhe Muslimi.

2) Në xhaminë që është ngritur mbi varreza.

Argument është hadithi:

Me të vërtetë, nëse në mesin e tyre (të krishterëve) gjendej një njeri i devotshëm dhe vdiste, ndërtonin mbi varrin e tij një vend adhurimi dhe i vizatonin ata me pamjet e tyre. Ata janë krijesat më të këqija Ditën e Kijametit!

📚 Buhariu dhe Muslimi.

📚 “Eth-Themerul Mustetab fij fik’his sunneti uel Kitab”.

Ka thënë Profeti alejhis salatu uesselam: Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza!” 

Ibnul Uthejmin:

Domethënia e hadithit: mos i ktheni si varrezat, vende në të cilat nuk lejohet namazi.

📚 “Mexhmu’ul Feteua ue resailush shejkh Muhamed bin Saalih el-Uthejmin” vëllimi 14/kapitulli namazi i vullnetar

Shejkh AbdulAziz ibnu Baz:

Nuk ka dyshim se kupolat mbi varre dhe xhamitë mbi to janë bidat dhe ligësi. … Ai sal’lAllahu alejhi ue sel’lem theksoi për ndalimin e ndërtimit mbi varre, patinimin e tyre me allçi dhe uljen mbi to. Rrjedhimisht nuk ka dyshim se vendosja e kupolës mbi varre është prej llojit të ndërtimit. Gjithashtu, lloje ndërtimesh konsiderohen edhe ndërtimi i xhamive, tavaneve dhe mureve mbi varre. Është detyrë që ato të mbeten të zbuluara në tokë (pa shtesa mbi dhè), pra, të zbuluara siç ishin varret në kohën e Profetit sal’lAllahu alejhi ue sel’lem në varrezën e El-Baki’u.

Varri ngrihet nga toka afërsisht një pëllëmbë (me dhèun që doli nga gërrmimi), me qëllim që të njihet se është varr dhe që të mos nënçmohet. Ama, të ngrihet me kupolë, dhomë, tavan, etj., kjo nuk lejohet! Përkundrazi, duhet që varret të mbeten ashtu siç janë, pra, të zbuluara. Nuk shtohet mbi to asgjë përveç dheut. Kësisoj, varri, duke përdorur dheun që është gërrmuar për të, ngrihet një pëllëmbë nga toka. Kjo mjafton. Ka ardhur në hadithin e Sa’ad ibnu Uekaas radij’Allahu anhu:

“Më hapni një lahd dhe më vendosni sipër tulla prej balte (e gjithë kjo brenda gropës), ashtu siç u bë ndaj Profetit sal’lAllahu alejhi ue sel’lem.” …

Pejgamberi sal’lAllahu alejhi ue sel’lem u varros në shtëpinë e Aishes që të mos bëhej sprovë duke kërkuar ndihmë prej tij, pra, që të mos i kalonin kufijtë ndaj tij. Sahabët, duke u ruajtur nga fitneja, e varrosën në shtëpinë e Aishes. Muret ishin të ngritura qysh herët. E varrosën në shtëpi, duke u ruajtur që të mos binin injorantët në fitne me të alejhis salatu ues selaam.

http://www.binbaz.org.sa/noor/1367

Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri:

Sot bota islame ka 23 mijë kupola mbi varre, varre dhe mauzoleume!!! Kërkohet ndihmë prej tyre në vend të Allahut, siç është shembulli i varrit të Bedeuijut, në të cilin shkojnë 3 milionë vetë në vit!!!

📚 Shkëputur nga ligjërata me titull “Rëndësia e Teuhidit dhe paralajmërimi prej shirkut”, e vitit 2020.

Mos u fal në xhami me varr, edhe nëse s’ke xhami tjetër!

Pyetje: Në xhaminë e fshatit tonë ka varre, dhe s’kemi xhami tjetër në fshat. A më lejohet të falem në të?

Muftiu: shejkh Salih El Feuzan

Përgjigje: Jo, mos u fal në të. Ndërtoni një xhami në lagjen tuaj dhe faluni në të. Nëse s’e ndërtoni dot, mund të rezervoni p.sh. një shesh dhe të faleni aty derisa t’ju lehtësohet ndërtimi i një xhamie pa varr.

Përmbledhje përkthimesh nga AbduRrahman Mema

Shpërndaje: