Loading

Ka thënë imam Ibnu Bãz rahimehullah:

Sipas të gjithë njerëzve të dijes, nuk i lejohet askujt prej muslimanëve që t’u lutet Cilësive të Allahut. Nuk lejohet p.sh. të thotë: “O Fytyrë e Allahut!” apo “O Dije e Allahut!” apo “O Mëshirë e Allahut!” e të ngjashme me këto.

Por detyrë është që t’i lutet Atij subhanehu me Emrat e Tij të Bukur, bazuar në Fjalën e Allahut azze ue xhel’le:

{وَلِله ٱلۡأَسۡمَاۤءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ فَٱدۡعُوهُ بِهَاۖ وَذَرُوا۟ ٱلَّذِینَ یُلۡحِدُونَ فِیۤ أَسۡمَـٰۤئهِۦۚ}

{Allahut i takojnë Emrat e Bukur, ndaj luteni Atë me to! Dhe braktisini ata që bëjnë shtrembërime në Emrat e Tij!} [El-E’araf: 180]

Kështu që thuhet: O Allah! O Mëshirues! O Mëshirëbërës!

E të tjera si këto.

Është i pëlqyer “et-teuesul” (afrimi tek Allahu, me vepra të mira) me Cilësitë e Allahut, duke thënë:

“O Allah, unë vërtet të lutem Ty, sepse Ti je më Madhështori!”. Ose duke thënë: “Të lutem Ty me Fuqinë të Tënde të madhe!” Ose duke thënë: “Të lutem Ty me Urtësinë Tënde!” E të tjera si këto. Dhe Allahu është Dhuruesi i suksesit.

📚 مجموع فتاوى ومقالات ابن باز” (٤٠٥/٢٨)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: