Loading

Pyetje drejtuar shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Kanë ardhur hadithe në sunneh, janë bërë mutevatir kuptimor që përmendin el-Mehdin, mirëpo pyetja ime ndahet në dy kategori:

Kategoria e parë: a na lejohet neve t’i kërkojmë Allahut -subhanehu ue teàla- që të na e nxjerrë Mehdin e vërtetë?

Kategoria e dytë: fjala “el-muntedhar”, kanë ardhur në shkrime islame të bashkohorëve që përmendin “el-Mehdij el-muntedhar”, a ka kjo bazë? Allahu jua shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: hadithet që kanë ardhur në lidhje me el-Mehdij ndahet në katër pjesë:

Hadithe të fabrikuara dhe të rrejshme që i mvishen Pejgamberit ﷺَ.

Hadithe hasen dhe hadithe sahih bigajriha.

E sakta është se ai do të dalë kur ta kërkojë Urtësia e Allahut -azze ue xhel’le- daljen e tij, kur të mbushet toka me padrejtësi dhe zullum, vini re fjalën (kur të mbushet toka) dmth: nuk mbetet as drejtësi dhe as humanizëm, nëse toka mbushet me tirani dhe padrejtësi, nuk mbetet as drejtësi dhe as humanizëm, në këtë kohë Allahu -subhānehu ue teàla- dërgon el-Mehdin, që t’u sqarojë njerëzve të vërtetën dhe t’i thërrasë për tek ajo dhe Allahu -azze ue xhel’le- i udhëzon ata përmes tij.

Ky është besimi i saktë tek ne, esh-shejkh Abdul-Muhsin el-Àbbād ka një ligjëratë në revistën e Universitetit Islamik, në ditët kur esh-shejkh Abdul-Aziz ibnu Bāz ishte drejtor i universitetit dhe ajo është një ligjëratë e çmuar, e ftojë vëllanë pyetës për tek ajo, derisa t’i bëhet i qartë gjykimi mbi daljen e el-Mehdij.

Sa i takon fjalës: “el-Mehdij el-muntedhar”; atëherë ky është Mehdiu i rafidave, për të cilin pretendojnë se është në bodrum në Irak, se ai është gjallë dhe pret rrugëdaljen dhe se do të dalë.

Injorantët e tyre (rafidave) -ashtu siç e ka përmendur es-Sefārīnij -rahimehullah- dalin çdo mëngjes tek ky bodrum (qilar) dhe me vete kanë kuaj, shtiza, ujë, mjaltë dhe bukë, çdo ditë thonë: presim daljen e tij këtë mëngjes, që të ha mëngjes me bukë, ujë dhe mjaltë, më pas ai i hypën kalit me shtizën e tij dhe del përpara njerëzve dhe lufton zullumqarët; sepse tek ata ose shumë prej tyre mendojnë se të gjithë njerëzit janë zullumqarë, madje edhe ebu Bekri dhe Umeri -radij Allahu anhuma- janë zullumqarë sipas mendimit të tyre, thonë: ata i bënë padrejtësi Alij ibnu ebij Tālib -radij Allahu anhu- duke i marrë khilafetin, e rrëmbyen atë prej tij, kështu që ata janë zullumqarë dhe jo khalifë! Khalifi që meritonte khilafetin ishte Alij ibnu ebij Tālib -radij Allahu anhu-.

Kam parë një fjalë të çuditshme të esh-Shekristānit në librin: “el-Milel uen Nihel” ku thotë:

“Me të vërtetë ebu Bekri dhe Umeri janë zullumqarë dhe Aliu gjithashtu është zullumqar, sepse nuk u hakmor për veten e tij!!!”

Lusim Allahun për shpëtim!

Tek kjo bandë ata janë zullumqarë!

Mirëpo shumica e rafidave nuk e thonë këtë, thonë: me të vërtetë ebu Bekri dhe Umeri ishin zullumqarë, rrëmbyes të khilafetit dhe Alij ibnu ebij Tālib ishte khalif.

Nuk ka dyshim se kjo fjalë e tyre është e refuzuar me vetë fjalën e Alij ibnu ebij Tālib, është vërtetuar prej tij me përcjellje muteuatir se ai tha në minberin e Kufës:

“Më të mirët e këtij ummeti pas të dërguarit të tij janë ebu Bekri dhe Umeri”

Duke e bërë publike atë -radij Allahu anhu- kjo është drejtësia e plotë, paanësia e plotë dhe drejtësia prej tij -radij Allahu anhu-, mirëpo ata që pretendojnë se janë pasues të tij e kanë kundërshtuar rrugën e tij në lidhje me këtë, ai i dha besën ebu Bekrit dhe Umerit, i përkrahu ata të dy dhe ishte me ta, madje i dha besën edhe Ùthmānit -radij Allahu anhuma- kjo është e njohur në jetëshkrime dhe histori

Bashkangjitja e fjalës “el-muntedhar” me fjalën e “el-Mehdij” është marrë nga rafidat.

Ndërsa ne themi: me të vërtetë ky Mehdij -kam për qëllim: Mehdin e Ehlis Sunnetit dhe jo Mehdin e rafidave – do të dalë kur ta kërkojë Urtësia e Allahut të Lartësuar, saqë do të mbushet toka me padrejtësi dhe tirani.

Ai që thotë: o Allah, nxirre atë, mban era rafidizëm, sepse ai beson se tani toka është e mbushur me padrejtësi dhe tirani, toka tani nuk është e mbushur me padrejtësi dhe tirani -elhamdulilah-, toka tani ka njerëz që gjykojnë me drejtësi dhe me hak, vendosin sheriatin, aq sa kanë mundësi, qofshin ata individë të popujve apo udhëheqës të tyre, këtë gjë e di çdonjëri, madje njerëzit sot, sidomos popujt janë më mirë sesa ata që ishin dje.

Janë shfaqur -ue lilahi el’hamd- grupe të ndryshme në vendet islamike, të gjitha thërrasin për tek islami dhe luftojnë për shkak të tij dhe praktikojnë prej Islamit aq sa kanë mundësi.

Islami tani -ue lilahi el-hamd- është e ardhmja, madje edhe në vendet jobesimtare, siç është Amerika, Franca dhe Anglia dhe jo vetëm, ka aty grupe të shumta muslimane që thërrasin për tek Islami, tani Islami ka peshën e tij, edhe në Amerikë në kohën e sotme, elhamdulilah, saqë Presidenti i Amerikës i uroi muslimanët këtë vit për Fitër Bajramin dhe muslimanët e të gjithë botës, siç është përcjellë prej tij.

Kjo tregon se Islami tani ka peshë dhe ajo që kanë përmendur ata tiranë -kam për qëllim- tiranët jobesimtarë- se Islami është kërcënim për njerëzimin, kjo është prej inspirimit të shejtanit, Islami e udhëzon njerëzimin dhe nuk e kërcënon atë, cili është ai sistem më i mirë sesa feja e Allahut?

{A mos kërkojnë ata gjykimin e injorancës, e kush është më i mirë, sesa Allahu në gjykim për ata njerëz që besojnë}

Pyetësi: disa të hershëm prej dijetarëve e thonin (el-Muntedhar) për el-Mehdij?

shejkhu: kjo nuk është saktë.

Themi: vetëm el-Mehdij ashtu siç ka ardhur në hadith dhe nuk themi: el-Muntedhar.

📚 لقاء الباب المفتوح” (٨ /٥٣)” 

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: