Thotë shejkh Ali er-Ramli:
Mauzolat që ndërtohen sot për ehlul bejtin apo njerëzit e devotshëm dhe jo vetëm…, që madhërohen, bëhet tauaf rreth tyre, iu drejtohen lutje, theret, zotohet dhe jepet sadaka për to, janë të njëjtat gjëra që tha populli i Nuhut:
{لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمۡ وَلَا تَذَرُنَّ وَدّٗا وَلَا سُوَاعٗا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسۡرٗا}
{dhe thanë: ‘Mos i lini kurrsesi të adhuruarit tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin’!}
Ato janë të njëjta: Lati dhe jo vetëm prej njerëzve të devotshëm, të cilët adhuroheshin në kohën e injorancës, vetëm se emrat kanë ndryshuar dhe janë bashkuar në marrjen e tyre si të adhuruar krahas Allahut, adhurohen ashtu siç adhurohet Allahu me llojet e adhururimit të përmendura më sipër dhe jo vetëm.
Ka thënë Profeti alejhis salatu ues selām:
«Nuk do të bëhet Kijameti derisa gratë e fisit Deus të shkojnë për të bërë tauaf rreth dhul Khulasah¹»
(1) Dhul Khulasah ishte idhull që adhurohej nga fisi i Deusit në kohën e injorancës-
Profeti ﷺ na ka treguar se adhurimi i idhujve do të kthehet dhe u kthye!!!
Ki kujdes o musliman mos të të marrin me vete emocionet dhe të shpien për t’i bërë shirk Allahut, duke menduar se je duke nderuar njerëzit e devotshëm dhe treguar dashuri ndaj tyre.
I devotshmi i vërtetë nuk e kërkon këtë prej teje, madje të urren për këtë!
Shkroi: shejkh Ebul Hasen Ali er-Ramli
https://x.com/alqayim/status/1790317329986814373?t=8HKbJFv6CsyndVBgAUAUCQ&s=19
Përktheu: Abdur-Rahman Mema